E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kënga e titulluar “Nderi i kombit” ishte punuar edhe me videoklip, por nëpër televizionet kosovare shumë rrallë e transmetojnë ose thënë më drejtë, aspak! Mediat televizive nuk e shohin të udhës që kënga të trasmetohet as në përvjetorin e vdekjes së Presidentit.
Televizionet kosovare censurojnė kėngėn e Albėries pėr Rugovėn










Ishte ndër këngëtaret e para shqiptare që i kishte ardhur një ide në kokë për t’i thurur disa vargje presidentit historik të Kosovës, të ndjerit Dr. Ibrahim Rugovës.

Kënga e titulluar “Nderi i kombit” ishte punuar edhe me videoklip, por nëpër televizionet kosovare shumë rrallë e transmetojnë ose thënë më drejtë, aspak! Mediat televizive nuk e shohin të udhës që kënga të trasmetohet as në përvjetorin e vdekjes së Presidentit.

Arsyen e çensurimit të këngës nuk di si ta komentojë as vetë këngëtarja: “Për mendimin tim është shumë gabim sepse nuk duhet që të politizohen të gjitha gjërat.

Mediat duhet të jenë të gatshme që gjithmonë të informojnë popullin dhe të bëjnë publikun të ndihet mirë. Shumë më kanë pyetur në lidhje me këtë çështje por as unë nuk e di, nuk kam pasur ndonjë keqkuptim me askënd. Por ndoshta duhet të jetë përmbajtja e këngës, ajo që i frikëson” televizionet”.

Kështu është shprehur këngëtarja Albërie Hadërgjonaj. Ndërkohë që në vende të zhvilluara, televizionet u paguajnë një përqindje të caktuar këngëtarëve për klipet e trasmetuara, këtu tek ne, këngëtari duhet të paguajë që kënga të qarkullojë nëpër ekrane.

Publikuar: 16.02.2010 | 22:43
Lexuar: 899 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime