Edhe pse ky gjykim ishte pozitiv për ne, më atë nuk është mbrojtur e drjeta për t'u shpehur lirshëm, sepse bëhet fjalë për një grup të organizuar e jo spontan të kundërprotesutesve, ndaj të cilëve MPB-ja duhej gjithashtu të ngrinte padi, thotë Nikolla Naumovski, përfaqësuesi i OJQ Sheshi Liria.
Shpallen të pafajshëm përfaqësuesit e OJQ-së Sheshi Liria të cilët ishin akuzuar për shkelje të ligjit për tubimet publike, gjatë protestave në sheshin Maqedonia kundër ndërtimit të kishës, në mars të vitit të kaluar.
Ky akt gjykim për mua nuk do të thotë se çështja është zgjidhur. Të gjithë jemi dëshmitarë se kishte incident në shesh, kur një grup u sulmua nga një grup tjetër. Për mua kjo është shkelje e të drejtës për t'u shpehur publikisht.
Edhe pse ky gjykim ishte pozitiv për ne, më atë nuk është mbrojtur e drjeta për t'u shpehur lirshëm, sepse bëhet fjalë për një grup të organizuar e jo spontan të kundërprotesutesve, ndaj të cilëve MPB-ja duhej gjithashtu të ngrinte padi, thotë Nikolla Naumovski, përfaqësuesi i OJQ Sheshi Liria.
Sipas Institutit për të drejtat e njeriut vendimi për ngritjen e padive kundër fjalës së lirë dhe të drejtës për të protestuar është shkelje e të drejtave thelbësore të njeriut dhe në kundërshtim me parimet e dekmoracisë.
Ky duhet të jetë një shembull se si më tej nuk duhet të pengohen të drejtat që dalin nga demokracia thelbësore, siç janë mbledhja dhe shprehja e lirë e mendimit, e cila është në përputhje me pricipet kombëtare dhe ndërkombëtare", thekson Margarita Caca-Nikollovska, ekspert për të drejtat e njeriut.
Gjatë këtyre protestave, pjestarët e OJQ-së Sheshi Liria si dhe një numër i madh i studentëve të arkitekturës, të cilët protestotnin kundër ndërtimit të kishës në shesh, u sulmuan fizikisht nga një grup i kundërprotestuesve. /Semra Jakupi /