E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Skuadra gjermane e Bajernit të Mynihut do të presë në shtëpi Fiorentinën. Trajneri i Bajernit, Louis van Gaal për takimin e sotëm do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët. Mendohet se trajneri holandez pas rekuperimit të Franck Ribery-së do të përdorë skemat 4-2-2-2 ose 4-2-3-1. Në këtë mënyrë Van Gaal do të mbështetet tek një mesfushë me tre lojtarë sulmues si Arjen Robben, Ribery dhe Muller.
Sonte dy ndeshje nga Liga e Kampionėve









Sonte do të zhvillohen dy ndeshje të tjera për 1/16 e Ligës së Kampioneve


Gjergji Mima

Skuadra gjermane e Bajernit të Mynihut do të presë në shtëpi Fiorentinën. Trajneri i Bajernit, Louis van Gaal për takimin e sotëm do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët. Mendohet se trajneri holandez pas rekuperimit të Franck Ribery-së do të përdorë skemat 4-2-2-2 ose 4-2-3-1. Në këtë mënyrë Van Gaal do të mbështetet tek një mesfushë me tre lojtarë sulmues si Arjen Robben, Ribery dhe Muller.

Ndërkohë për trajnerin e Fiorentinës, Cesare Prandelin nuk do të jetë i gatshëm qëndërmbrojtësi i Fiorentina-s, Alessandro Gamberini, i cili pas dëmtimit që pësoi ndaj Sampdoria, u operua dje dhe do ti mungojë fushave për tre muaj. Një tjer mungesë e rëndësishme ekipit italian do të jetë edhe ajo e mesfushorit argjentinas, Mario Santana.

Prandelli për takimin e sotëm nuk mund të mbështet edhe tek dy lojtarë me eksperience si Adrian Mutu dhe Cristiano Zanetti (të dy nuk kanë udhëtuar për në Mynih).

Duke parë disnivelin e madh midis skuadrave mendohet se Bayern-i do të marrë një fitore të lehtë përballë italianëve. Gjithsesi ekipi bavarez ka mjaft mangësi në repartin mbrojtës. Qëndërmbrojta mendohet të jetë "Thembra e Akilit" dhe mund të pësojë gol. Sipas bukmejkërsave mendohet se ndeshja do të përfundojë 3-0. 1-i i Bayern-it kutohet me koeficientin, 1,50. ndërsa rezultati 3-0 kuotohet me koeficientin 12,00.

Formacionet e mundshme:

Bajerni: Butt, Lahm, Van Buyten, Demichelis, Badstuber; Van Bommel, Schveinsteiger; Robben, Muller, Ribery; Gomez.
Fiorentina: Frey, Comotto, Felipe, Kroldrup, Pasqual; Montolivo, Donadel; Marchionni, Jovetic, Vargas; Gilardino

Në stadiumin "Dragao" të Portos do të përballen Porto dhe Arsenal. Lajmi më i mirë për Porto-n është rikthimi Hulk-ut dhe Raul Meireles. Ndërsa nga ana tjetër nuk do të luajën lojtarë si Diego Valeri, Ernesto Farias dhe Orlando Sa. Mungesa më e madhë për "dragonjtë" do të jetë, Cristian Rodriguez,

Edhe skuadra e Arrsenal do të paraqitet me mungesa. Trajneri Arsene Ëenger nuk do të mund të aktivizojë Robin van Persie, Johan Djourou, Kieran Gibbs, Andrey Arshavin dhe Carlos Vela-n. Në dyshim janë edhe Eduardo, Alex Song dhe Thomas Vermaelen.

Për shumë skuadra të mëdha të Evropës nuk ka qënë shumë e lehtë që të shprehin maksimumin në "Estadio do Dragao". Mendohet se edhe Arsenal-it nuk do ta ketë shumë të lehtë 90' minutëshin sot. Bastexhinjtë mendojnë se ky takim do të mbarojë 1-1. Në këto shifra u mbyll edhe ndeshje e luajtur një vit më parë midis Porto-s dhe Manchester United-it. X-i në këtë takim kuotohet me koeficientin 3,20. Ndërsa koeficienti i rezultatit 1-1 është 7,00.

Formacionet e mundshme:

Porto: Helton; Fucile, Bruno Alves, Rolando, Pereira; Belluschi, Fernando, Raul Meireles; Hulk, Falcao, Mariano.
Arsenal: Almunia; Sagna, Gallas, Vermaelen, Clichy; Fabregas, Denilson, Diaby; Nasri, Bendtner, Rosicky./

Publikuar: 17.02.2010 | 18:15
Lexuar: 411 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime