E diel, 1.08.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pistoleta e përdorur prej tyre ishte ajo e rrëmbyer një natë më parë në sulmin e tyre kundër një patrulle policore, të cilën edhe e kishin çarmatosur.
Njė qytetar shqiptar i vrarė dhe dy policė tė plagosur nė Athinė










Në një aksion të policisë në departamentin Virona të Athinës për arrestimin e dy keqbërësve mbeti i vrarë një qytetar shqiptar dhe u plagosën dy policë. Sipas policisë, viktima, një 25 vjeçar dhe baba i një fëmije që punonte si hidraulik në pallatin përbri, u plagos për vdekje nga shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe dy keqbërësve që hodhën edhe 5 granata.

“Për fat të keq gjatë shkëmbimit të zjarrit me keqbërësit humbi jetën një bashkëqytetari ynë” deklaroi zëdhënësi i policisë greke, e cila ndërkohë e vlerësoi operacionin si “të suksesshëm përderisa u arrestuan dy keqbërësit”. I pari ra në duart e policisë i plagosur kurse i dyti u arrestua pak më vonë i ndjekur nga forcat e rendit.

Pistoleta e përdorur prej tyre ishte ajo e rrëmbyer një natë më parë në sulmin e tyre kundër një patrulle policore, të cilën edhe e kishin çarmatosur.

Dy keqbërësit e arrestuar janë të burgosur shqiptarë, që vuanin dënimin për vjedhje bankash në burgun e Larisës nga ishin larguar me leje muaj më parë. Opozita reagoi me kritika të ashpra për efektivitetin e policisë dhe kërkoi ndryshimin e modelit të aplikuar në “mbrojtje të qytetarit”.

Publikuar: 17.02.2010 | 18:55
Lexuar: 67 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime