"Marrëdhëniet tregtare po ecin pas atyre politike dhe bashkarisht vendosëm se do të pasojnë marrëveshje plotësuese nga sfera e biznesit dhe tregtisë. Presim që gjatë këtij viti të nënshkruhen marrëveshje për evitim të tatimit të dyfishtë dhe për mbrojtje të përbashkët të investimeve", tha Milloshoski.
Maqedonia dhe Egjipti kanë marrëdhënie të mira dhe miqësore, por po ngec bashkëpunimi tregtar dhe për këtë arsye të dy vendet do të angazhohen për avancim të relacioneve ekonomike, konstatuan sot ministrat e punëve të jashtme Antonio Milloshoski dhe Ahmed Abul Geit në konferencën e përbashkët për shtyp në Shkup.
Milloshoski dhe Geit nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim midis ministrive të dy vendeve, e cila do t'i përforcojë konsultimet politike në nivel diplomatik, por edhe në sfera tjera.
"Marrëdhëniet tregtare po ecin pas atyre politike dhe bashkarisht vendosëm se do të pasojnë marrëveshje plotësuese nga sfera e biznesit dhe tregtisë. Presim që gjatë këtij viti të nënshkruhen marrëveshje për evitim të tatimit të dyfishtë dhe për mbrojtje të përbashkët të investimeve", tha Milloshoski.
Geit theksoi se Egjipti vazhdon të kultivojë marrëdhënie të shkëlqyeshme me shtetet të cilat dolën nga ish-Jugosllavia. Përqëndrimi i bashkëpunimit të ardhshëm do të vendoset në investimet dhe tregtinë, si dhe krijimin e kushteve për bashkëpunim më të madh të biznesmenëve në dy vendet.
Maqedonia dhe Egjipti do të bashkëpunojnë edhe në planin multilateral.
Të dy ministrat në konferencën për shtyp, me kërkesë të gazetarëve u përqëndruan edhe në kontestin për emrin me Greqinë.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë tha se Maqedonisë nuk i pengon vëmendje më serioze nga vendet-anëtare autoritare të BE-së në zgjidhjen e kontestit për emrin.
"Në interes të Republikës së Maqedonisë është që sa më shpejtë të gjehet zgjidhje për këtë kontest. Në interes të BE-së është sa më shpejtë Maqedonia dhe unionin të hyjnë bashkarisht në projektin për integrimin tonë në anëtarësim të plotëfuqishëm dhe në interes të Republikës së Greqisë është që të mundet që në vend që ta bllokojë ta mbështesë procesin e integrimeve të rajonit tonë në BE. Në këtë kontekst neve nuk do të na pengonte vëmendje më serioze nga autoritete të cilat kanë kapacitet ta prezantojnë BE-në", tha Milloshoski.
Ministri egjiptian i Punëve të Jashtme, madje, tha se është i njoftuar me problemin i cili, siç thotë, është pengesë për Republikën e Maqedonisë për integrimin në BE dhe për marrëdhënie normale me fqinjët posaçërisht me Greqinë dhe paralajmëroi se këtë çështje do ta ngrisë në bisedimet me miqtë grekë.
"Shpresoj se BE-ja, KB-ja dhe SHBA-ja do të arrijnë të ndihmojnë që të gjehet kompromis i cili do t'i kënaqë edhe Maqedonisë dhe Greqisë se është e rëndësishme që kjo çështje të zgjidhet", tha Geit.
Shefi i diplomacisë egjiptiane pasdite do të takohet edhe me presidentin Gjorge Ivanov dhe me kryeministrin Nikolla Gruevski