86 vajza nga i gjithë Globi morën pjesë në konkursin e bukurisë njëkohësisht dhe misionare të ruajtjes së ambientit dhe mbrojtjen nga ndotja të Nënës Tokë.
Bashkim Metalia
Madje kandidatet e Miss Earth janë konsideruar edhe si diplomatet e mjedisit, ngaqë edhe zanafilla e e këtij spektakli, njëri nga tre spektaklet e bukurisë më të mëdhenj në botë, është ndërtuar mbi këtë bazë ndryshe nga spektaklet e tjera bukurie, pra në mbrojtje të mjedisit dhe planetit tokë në përgjithësi nga ngrohja dhe ndotja e saj.
Ashtu siç dhe është bërë e ditur, në këtë spektakël morën pjesë për herë të parë 2 vajza shqiptare.
Rudina Suti nga Gjirokastra që përfaqësonte Shqipërinë dhe Yllka Berisha nga Prishtina që përfaqësonte Shtetin më të ri në botë, Kosovën.
Rudina Suti dhe bashkëkombësja e saj arritën të përfaqësojnë shumë mirë kombin tonë dhe shumë herë ato ishin në qendër të vëmendjes jo vetëm të bashkëkandidateve, por edhe medias dhe grupit organizator, pasi:
Në shumë raste tek flisnim me kandidaten e Kosovës tone dhe tani dhe me mikeshën time, Yllka Berisha në gjuhën tonë shqipe, tërhiqnim vëmendjen pasi shumica e vajzave konkurrente nuk mund te kuptonin si ne flisnim të njëjtën gjuhë. Ky ishte një shkak për të hapur me gjerë dhe për të biseduar mbi çështjen e kombit tone dhe arsyet se pse ne jemi dy shtete te ndryshme....., shprehet për The Albanian ambasadorja e Shqipërisë në Miss Earth 2008 Rudina Suti.
Këto vajza e meritojnë këtë titulli, pra titullin e ambasadores. Është momenti i përfaqësimit dhe nuk është thjeshtë një fjongo që vendoset në trupin e tyre që dëshmon përfaqësimin.
Ishin bisedat e gjata me vajzat, me organizatorët, me stafet, të ftuarit apo edhe ambasadorët si përfaqësues diplomatikë që merrnin pjesë në netët e këtij konkursi, ata që duhet të informoheshin për Shqipërinë, shprehet Rudina, duke shtuar, se kishte nga ata ose ato, që nuk e dinin ku i bie Shqipëria. Vendi më i bukur i mesdheut, me plazhet më të mrekullueshme, vendi që ka marrë ftesën për në NATO dhe që së shpejti do të bëhet anëtare e BE-së. Fronti tjetër i ambasadores shqiptare ishte shteti më i ri i botës, Kosova.
Surprizat e Miss-ve!
Sipas Rudinës është zhvilluar një bisedë goxha interesante gjatë kohës së përgatitjes për në natën ku do zhvillohej konkursi me veshjen tradicionale, pasi deri në ato momente nuk ishin shkëmbyer shume biseda me kandidaten Serbe.
Këto biseda sipas Rudinës, i jepnin shkas akoma më tepër ngritjes lart të krenarisë së saj si shqiptare.
Gjithçka ishte përqendruar tek veshja tradicionale jonë, gjuha dhe aspekte të tjera....
Por një bisedë pak provokuese ndodhi kur kandidatja me origjinë serbe që përfaqësonte shtetin e saj Bosnja dhe Herzegovina i kishte thënë se pse ju të dyja (Rudina dhe Yllka), nuk flisni Serbisht...
Zlatarevic mendonte siç na thotë Rudina, se Yllka ishte e këshilluar nga organizatorët që të mos fliste Serbisht ndonëse ajo di serbisht.
...Unë e sqarova atë se e para, Yllka dhe unë jemi shqiptare dhe ska arsye se pse të dimë serbisht dhe e dyta, ajo dhe unë megjithëse jemi Shqiptare të diasporës jemi rritur ne ambiente ku flitet shqip! ... i kishte thënë Rudina asaj.
Së bashku me Yllkën kanë arritur që të bindin Miss Serbinë dhe të pozojnë një foto, që është një realitet. Ka arritur ta bindin atë për realitetin e ri, shtetin e Kosovës.
Gjithashtu Rudina ishte munduar në ketë bisedë të gjatë midis tyre, ti tregonte që të dyja kanë të njëjtën kombësi bile edhe me gjestet e tyre shpesh herë, duke i lavdëruar kostumet tradicionale shqiptare apo duke ndërruar fjongot e tyre ku mbi to shkruhej emri i shteteve shqiptare etj.
Pyetjes se si i përjetoi Rudina këto momente provokuese, ajo iu përgjigj se Në përgjithësi mund te them se u gëzova për këto biseda, sepse arrita ti tregoja disa Serbeve se Kosova është Shqiptare dhe ka qenë gjithmonë shqiptare edhe kur ajo ishte pjesë e ish-Jugosllavisë.
Do desha gjithashtu tu tregoj se sa e gëzuar isha një dite kur para kandidateve me origjine Serbe dhe organizatorëve te tyre, si dhe disa kandidateve të tjera, unë pashe një Shqiponjë (skulpture) në një restorant tek po drekonim dhe thirra me qëllim Yllkën që të bënim një foto të dyja tek shqiponja. I pashë mirë se si ata na panë dhe se bashku me Yllkën thirrëm:
Albania-Kosova,
United states of Albania !!!...
Rudina shprehet se në përgjithësi si dhe çdo garë që bëhet, edhe konkurset e bukurisë kanë kënaqësinë dhe hidhërimin në vetvete.
Normalisht do të ishte shumë e këndshme nëse zije një vend vlerësues; por zhgënjimi më i madh do të ishte atëherë kur ti nuk merr atë që meriton, ose ose kur nuk fiton më e mira.
Në një farë mënyre edhe nga reagimet e shfaqura dhe nga rezultatet përfundimtare të Miss Earth 2008, del se nuk u përvijua vazhdimësia e traditës; më e bukura e Tokës në mbrojtje të kësaj të fundit.
Pra, megjithëse nuk tregojnë hapur pakënaqësinë, vajzat pjesëmarrëse kanë rënë pre e një zhgënjimi.
Këtë e tregon fakti i mos futjes në garën e spektaklit final, pasi ishte folur emri i finalisteve në 16 e, e Miss Greqisë, Grigoria Antoniou, që të sfilonte për më tej.
Rudina nuk harron të përmendë mbështetjen e fuqishme të ALBAMEDIA, kompani e cila ka të drejtën ekskluzive të përfaqësimit të Shqipërisë në Miss Earth.
Sidoqoftë kjo ka dhe anën pozitive për kandidatet tona nga Gjirokastra dhe Prishtina Shqipëria si një vend në zhvillim e sipër, kërkon që të rritet interesimi botërorë ndaj saj.
Duke synuar integrimin e saj me të drejta të plota në strukturat e Bashkimit Evropian dhe në NATO, duhet sensibilizim dhe një përkushtim i gjerë dhe në mënyrë të vazhdueshme.
Megjithatë atë çka nuk e bëjnë politika dhe lufta, rol të madh dhe me fryte kanë arti dhe kultura. Po mbi të gjitha si do që të jenë rezultatet e një spektakli të drejta apo jo, e rëndësishme është që Shqipëria të ketë ambasadoren e saj, e cila do ta perfaqesojë atë deri në fund; dhe ku ka më mire se një ambasadore si Rudina Suti e cila zotëron 2 diploma universiteti, flet 4 gjuhë të huaja duke prezantuar shkëlqyeshëm, historinë dhe traditat e vendit tonë.
Nuk ka sesi të jetë ndryshe pasi ambasadorët më të mirë të kombit, padyshim, janë njerëzit që merren me art dhe kulturë.
Sepse nëpërmjet tij (artit) kanë se çfarë të tregojnë dhe japin përpara botës. Marr shkas nga ky konkurs bukurie i radhës që u zhvillua në Filipine, pasi edhe misioni i vajzave shqiptare përveç atij humanitarë, në mbrojtje të mjedisit, ishte edhe sensibilizimi i organizatorëve, medias vendase dhe të huaj se Shqipëria dhe Kosova janë një dhe se shquhen mbi të gjitha për një harmoni fetare, tradita dhe kultura janë një thesar më vete.
Ajo çka dhe Rudina e flet me shumë pasion ishte, Kosova, ku orë e çast kishte diçka të këndshme për të thënë për Kosovën tonë dhe shqiptarët.
Anëtarësimi me të drejta të plota në aleancën atlantike dhe Bashkimin Evropian është veçse një proces dhe kjo nuk e pengonte aspak Rudinën që të shpaloste vlerat që Shqipëria ka në këtë konkurs.
Sa më tepër që tregohej për Shqipërinë, Kosovën dhe trojet shqiptare, afërsia dhe ngrohtësia e qëndrimit sa bëhej akoma më e këndshme. Ndjenim një krenari dhe ngazëllim kur tregonim diçka mbi atdheun tonë shprehet Rudina.
Drekat së bashku, bisedat e argumentuara për sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës i bindën të paktën nga reagimet e tyre pohuese se ia kishin arritur qëllimit.
Rudina tha se u krijuan miqësi të reja duke shkëmbyer një përvojë të dobishme. Vajzat shqiptare, së bashku më ato serbe u miqësuan dhe kaluan shumë mirë me njëra-tjetrën ndryshe nga organizatorët serbë të cilët ishin te distancuar ndaj tyre.
Ato lanë gjithçka mënjanë, atë cka kishte ndodhur në vendet e tyre nga kishin ardhur duke e konsideruar një reminishence të hidhur.
Misioni për një vizion perëndimor përuli politikën dhe keqinterpretimet...
www.thealbanian.co.uk