E mėrkurė, 8.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rezervimet kanë përfunduar që një ditë më parë dhe burra, gra e fëmijë nisen drejt “tokës së shenjtë”. Por çfarë gjejnë shqiptarët në tokën e premtuar. Një lexues i “Lajm”-it nga Belgjika, i cili ka dy vjet që jeton atje me dokumente të rregullta thotë se asgjë nuk është e vërtetë nga ajo që flasin njerëzit, se gjoja Belgjika ka nevojë për njerëz dhe menjëherë ia siguron atyre kushtet për jetesë.
Po ikin, por ēfarė i pret…











Autobusët e mbushur me familje shqiptare, kryesisht nga ana e Karadakut, vazhdojnë rrugën drejt Belgjikës, vendit ku atyre u është thënë se mund të marrin azil dhe të qëndrojnë përgjithmonë.

Ky fenomen i cili i ngjan atij të shpërnguljeve të viteve 50-të ka marrë hov, sidomos katër javët e fundit. Të mërkurën, sërish mbi 100 shqiptarë nga Kumanova dhe rrethina do të nisen drejt Belgjikës me autobusët e Agjencisë Turistike “Euro Tours”.

Rezervimet kanë përfunduar që një ditë më parë dhe burra, gra e fëmijë nisen drejt “tokës së shenjtë”. Por çfarë gjejnë shqiptarët në tokën e premtuar. Një lexues i “Lajm”-it nga Belgjika, i cili ka dy vjet që jeton atje me dokumente të rregullta thotë se asgjë nuk është e vërtetë nga ajo që flasin njerëzit, se gjoja Belgjika ka nevojë për njerëz dhe menjëherë ia siguron atyre kushtet për jetesë.

“Kjo s’ka të bëjë aspak me atë që po dëgjoj kohën e fundit se: Shkoni në Belgjike se atje po u ndahen menjëherë banesa, rroga dhe të gjitha . S’është aspak e vërtet. Preshevarët që erdhën në fillim të muajit u dëshpëruan shumë nga premtimet që kishin paramenduar ata. U vendosën nëpër kampe mjerimi e disa janë edhe në STENDA në qytetin e quajtur Hasellt. Pra, po qe se s’keni alibi të fortë për qëndrim në pranverë do t’i kenë pasaportat e prishura për të hy në Bashkimin Evropian (BE) dhe do të riatdhesohen, së paku kështu flitet”, shkruan Dritan G.

Sipas analistëve shkaktarë të këtyre shpërnguljeve që po bëhen në heshtje janë pa perspektiva. Të gjithë dëshirojnë të ikin, vetëm të mos rrinë më këtu, pa marrë parasysh se çfarë i pret.

Publikuar: 18.02.2010 | 17:42
Lexuar: 369 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime