E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Delegacioni italian u prit nga Rektori, prof. dr. Agron Reka, ndërsa në takim morën pjesë edhe Prorektori i Universitetit të Edukimit Fizik, nga Tirana, Arben Kaçuri, si dhe dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik, nga Universiteti i Prishtinës, Ajvaz Berisha.
USHT-ja thellon bashkpunimin me universitetet italiane







Një delegacion i Universitetit të Sportit dhe Shkencës së Lëvizjes Foro Italico qëndroi për vizitë pune në USHT

Një delegacion tre anëtarësh nga Universiteti i Sportit dhe Shkencës së Lëvizjes, Foro Italico, i kryesuar nga Rektori Paolo Parisi, qëndroi për vizitë pune në USHT. Delegacioni italian u prit nga Rektori, prof. dr. Agron Reka, ndërsa në takim morën pjesë edhe Prorektori i Universitetit të Edukimit Fizik, nga Tirana, Arben Kaçuri, si dhe dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik, nga Universiteti i Prishtinës, Ajvaz Berisha.

Ky takim u realizua në kuadër të projektit të përbashkët TEMPUS, i quajtur “Ballkan Sport”, ku USHT vepron në partneritet të plotë me institucionet e lartpërmendura.
USHT-ja thellon bashkpunimin me universitetet italiane

Me këtë rast, Rektori i USHT-së, prof .dr. Agron Reka, tha se ecuria dhe bashkëpunimi në projekte të përbashkëta është për t’u përshëndetur dhe gjithmonë do të përkrahet nga Universiteti ynë, duke e zgjeruar bashkëpunimin edhe në fusha të tjera të natyrës akademike dhe shkencore.

Rektori, Paolo Parisi, falënderoi udhëheqjen e USHT-së për pritjen e ngrohtë dhe deklaroi se iniciativat e tilla, në nivele universitetesh, kontribuojnë në avancimin e arsimit, kulturës dhe shkencës mes këtyre institucioneve.

Rektori, prof. dr. Agron Reka, për delegacionin e lartpërmendur shtroi një drekë solemne. Me këtë rast, vlen të theksohet se USHT bashkëpunon me një numër të konsiderueshëm të universiteteve nga vendi, rajoni dhe bota.
USHT-ja thellon bashkpunimin me universitetet italiane

Publikuar: 18.02.2010 | 20:50
Lexuar: 942 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
lisa (28/04/2010 01:07:57) kur e kini nijet ta ndrecni sallen sportive per studentet e kultures fizike a?

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime