Kryetari i komunës së Gazi Babës, Trajkovski tha se ndërmarrja komunale "Skopsko pole" tashmë po punon në terren për mirëmbajtjen e rrjetin të kanaleve në vendbanimet përreth. Në komunën e Gazi Babës, rreth 35 mijë banorë nuk kanë kanalizim fekal dhe atmosferik.
Një ditë pas përmbytjeve të mëdha, banorët e vendbanimit Ekonomia afër lagjes Hasanbeg në Shkup, i vizitoi kreu i komunës së Gazi Babës dhe deputeti i zonës Safet Neziri. Ata premtuan se së shpejti do të pastrohet kanali i ujërave atmosferike dhe se do të zgjidhet ky problem që zgjatë me vite të tëra.
Kryetari i komunës së Gazi Babës, Trajkovski tha se ndërmarrja komunale "Skopsko pole" tashmë po punon në terren për mirëmbajtjen e rrjetin të kanaleve në vendbanimet përreth. Në komunën e Gazi Babës, rreth 35 mijë banorë nuk kanë kanalizim fekal dhe atmosferik.
"Komuna gjatë disa ditëve të kaluara po bën përpjekje për të nisur një zgjidhje sistematike të rrjetit të kanaleve, kurse ky është problemi i parë, kurse tjetri është se nuk ekziston kanalizimi fekal dhe ai atmosferik. Hapi i parë është që të përgatitet projekti për kanalizimin e ujërave të zeza. Njëra nga zgjidhjet është që uji fekal të drejtohet kah kolektori prej Inxhikovës drejt lumit të Vardarit.
Mendoj se me këto dy hapa duhet ti zvogëlojmë problemet që i kanë qytetarët", deklaroi Toni Trajkovski, kryetar i komunës së Gazi Babës. /alsat-m/