E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Veprimi i SHBA-së është një përzjerje serioze në punët e brendshme të Kinës. Me këtë seriozisht shkelen ndjenjat e popullit kinez dhe janë prishur lidhjet kinezo-amerikane, thuhet në njoftim.
Reagon Kina pėr shkak tė takimit Barak Obama-Dalaj Lama












Takimi i Barak Obamës me Dalaj Lamën i solli një goditje serioze marrëdhënieve kinezo-amerikane thuhet në njoftimin e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme.

"Veprimi i SHBA-së është një përzjerje serioze në punët e brendshme të Kinës. Me këtë seriozisht shkelen ndjenjat e popullit kinez dhe janë prishur lidhjet kinezo-amerikane, thuhet në njoftim.

Pas takimit të Dallaj Lamës me presidentin amerikan, ambasadori i SHBA-së në Pekin iu referua Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme dhe iu dha një notë proteste.

Obama mbrëmë u takua me liderin shpirtëror tibetian Dalaj Lamën edhe përkundër paralajmërimeve të Kinës, sepse kjo mundet që plotësisht t'i keqësojë tashmë marrëdhëniet e tensionuara amerikano-kineze.

Në tentim që të neutralizohet pakënaqësia e Pekinit, Obama nuk e priti Dalaj Lamën në Kabinetin Oval por në një nga dhomat e Shtëpisë së Bardhë që shprehu karakterin jozyrtar të takimit.

Pëveç kësaj Obama e anuloi takimin e planifikuar me Dalja Lamën për vitin e kaluar, që të takohet fillimisht me liderët kinezë gjatë turnesë aziatike. Bisedimet në Shtëpinë e Bardhë kaluan pa mbulim medial.

Publikuar: 19.02.2010 | 17:22
Lexuar: 263 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime