E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Jam i inkurajuar, tha File, nga dialogu i drejtpërdrejtë i kryeministrave të dy vendeve që është trend i ri dhe porositi se ekziston mundësi e vetme që të gjendet zgjidhje dhe ajo duhet të shfrytëzohet.
Integrimi ėshtė ēelėsi i tė ardhmes sė Ballkanit








Fuqishëm jam i përkushtuar në të ardhmen evropiane të Maqedonisë. Leksioni i vitit 2009 është se rezultatet e arritura në terrenin vendor do t'ju sjellin deri në Bruksel, deklaroi sot në Shkup eurokomisari i ri për zgjerim Shtefan File në fjalimin e tij para anëtarëve të Komitetit të përzier parlamentar Republika e Maqedonisë - BE.

Ai theksoi se zgjerimi është një nga politikat e qëndrueshme të BE-së dhe është i bindur se ai është çelësi për të ardhmen e vendeve të rajonit. Sipas tij, rekomandimi i Komisionit Evropian për caktimin e datës për fillimin e negociatave duhet të merret edhe si nxitje e fuqishme që më në fund të zgjidhet edhe çështja e emrit.

Jam i inkurajuar, tha File, nga dialogu i drejtpërdrejtë i kryeministrave të dy vendeve që është trend i ri dhe porositi se ekziston mundësi e vetme që të gjendet zgjidhje dhe ajo duhet të shfrytëzohet.

"Tërësisht jam i përkushtuar nga mbështetja e bisedimeve të cilat të shoqëruara me vullnetin e domosdoshëm politik duhet të sjellin deri tek zgjidhja", tha File.

Ai theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian është edhe në interes të BE-së pasi që kjo mundëson kornizën më të mirë të mundshme për zhvillimin politik, ekonomik dhe social.

Eurokomisari File veçanërisht është i kënaqur që tek eurodeputetët ekziston vullnet i madh politik që të vazhdohet me këtë projekt historik.

"Bashkimi Evropian si projekt paqësor jashtëzakonisht i suksesshëm është edhe kundërhelmi më i mirë për rivalitetet e vejtra dhe rrugë e mirë për të ardhmen. Gëzohem që këtë rrugë do ta kalojmë së bashku me ju, porositi eurokimiseri i ri për zgjerim Shtefan File.

File sot në Shkup do të takohet edhe me presidentin Gjorge Ivanov, me kryeministrin Nikolla Gruevski, me shefin e diplomacisë Antonio Milloshoski, si dhe me liderët e BDI-së dhe LSDM-së.

Publikuar: 19.02.2010 | 17:48
Lexuar: 351 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime