Maqedonia duhet ta shfrytëzojë mundësinë që ekziston për zgjidhjen e kontestit për emrin me qëllim që të vazhdojë procesi i eurointegrimit të saj. Kryeministri Nikolla Gruevski përgënjeshtroi se në takimin me europarlamentarët ka dalë me propozim konkret për kapërcimin e kontestit për emrin.
Maqedonia duhet ta shfrytëzojë mundësinë që ekziston për zgjidhjen e kontestit për emrin me qëllim që të vazhdojë procesi i eurointegrimit të saj. BE-ja nuk ka plan rezerv në rast se deri në qershor nuk arrihet deri në zgjidhje për emrin, porositi eurokomisari për zgjerim Shtefan File në konferencën e përbashkët për shtyp në Qeveri me kryeministrin Nikolla Gruevski.
"Mbajtja e marrëdhënive të mira fqinjësore mbetet me rëndësi të veçantë sidomos vizavi gjetjes së zgjidhjes së përbashkët të pranueshme për emrin nën patronazhin e KB-së. Liderët kanë përgjegjësi të madhe dhe mundësi fantastike të bëjnë një përfitim të përhershëm dhe të japin kontribut të vetin. Ka mundësi të tillë në këto disa muaj dhe më së miri është që e njejta të shfrytëzohet", deklaroi File.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, eurokomisari theksoi se BE-ja nuk ka plan rezerv nëse nuk vihet deri në marrëveshje për emrin deri në qershor, por se beson që zgjidhja për kontestin është e mundur.
"Zakonisht ne kemi plane B,C,D...Momentalist ekziston dritare e mundësive, e ajo është ende e hapur për planin A. I dëgjuam angazhimet e kryeministrit dhe jam i bindur se dy qeveritë do të bëjnë gjithçka që është në mundësinë e tyre ta shfrytëzojnë atë dritare të hapur të mundësive dhe se nuk do të na vendosin para mundësisë për planin B", tha File.
Kryeministri Nikolla Gruevski përgënjeshtroi se në takimin me europarlamentarët ka dalë me propozim konkret për kapërcimin e kontestit për emrin.
"Do të doja të përgënjeshtroj, bisedime të tilla konkrete aspak nuk ka pasur", tha Gruevski.
"Për konstatimin e disa europarlamentarëve se kontesti maqedono-grek tashmë nuk është dypalësh, por problem serioz rajonal dhe se BE-ja duhet më shumë të angazhohet rreth zgjidhjes së tij, File theksoi se edhe pse kontesti është çështje dypalëshe megjithatë ka implikime të qarta rajonale dhe për shkak të kësaj shpresoj sinqerisht se liderët e dy vendeve do ta zgjidhin.
Kryeministri Nikolla Gruevski theksoi se zbatimi i Traktatit të Lisbonës është me rëndësi të jashtëzakonshme në kontekst të procesit të zgjerimit sepse risitë që i sjell ai janë me rëndësi të veçantë për vendet kandidate dhe kandidatet potenciale dhe se pas ngecjes disavjeçare askush më në BE nuk do të duhej ta frenojë procesin e zgjerimit.
"Në mandatin e prëbërjes së re të KE-së presim që do të vazhdojë mbështetja për Maqedoninë dhe e procesit gjithëpërfshirës të zgjerimit të Unionit, ndërsa Maqedonisë do t'i mundësohet jo vetëm t'i fillojë por me sukses t'i përfundojë negociatat për anëtarësim në BE", tha Gruevski.
Ai njëherit e përshëndeti edhe përkushtimin e kryesimit spanjoll për vazhdimin e procesit të zgjerimit.
"Presim që presidenca spanjollle me sukses do ta lehtësojë miratimin e vendimit dhe përcaktimin e datës për fillimin e bisedimeve inkuadruese me Maqedoninë, ndërsa BE-ja në tërësi do të gjejë mënyrë ta vendosë në plan të parë interesin e përgjithshëm për vazhdimin e eurointegrimit të Ballkanit", theksoi Gruevski.
Eurokomisari File nënvizoi se Maqedonia pas vitit 2009 shumë të suksesshëm duhet të vazhdojë të punojë në procesin e reformave duke vlerësuar se rekomandimi i KE-së për fillimin e bisedimeve duhet me inkurajim të veprojë në Qeveri dhe ta përmbajë hovin e zbatimit të tyre. Ai u dakordua me Gruevskin se pas Traktatit të Lisbonës, zgjedhja e Europarlamentit të ri dhe Komisionit Evropian të ri ekziston një përkushtim i ri dhe atë duhet ta shfrytëzojmë.
"Unë qëndroj i përkushtuar në axhendën evropiane të Maqedonisë", tha File.
Eurokomisari Fuke sot në kuadër të vizitës në Maqedoni u takua edhe me presidentin Gjorge Ivanovm, me kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanovski, ndërsa mbajtin fjalim edhe para Komitetit të përzier parlamentar të Republikës së Maqedonisë - BE. Ai pati bisedime edhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin dhe me të LSDM-së, Branko Cërvenkovski.