"Kjo është e nevojshme për arsye se një pjesë e vogël nga rajoni historik Maqedonia dëshiron ta prezentojë tërë rajonin. Greqia këtë nuk mund ta pranojë për arsye se pjesa më e madhe nga ky rajon është në territorin e saj", thekson Drucas.
Emri i fqinjit verior duhet të jetë për përdorim të përgjithshëm dhe të ketë simbol gjeografik që do ta ndajë si pjesë nga rajoni më i gjërë Maqedonia, thotë zëvendës shefi i diplomacisë greke Dimitris Drucas në një intervistë për "Zidojçe cajtung".
"Kjo është e nevojshme për arsye se një pjesë e vogël nga rajoni historik Maqedonia dëshiron ta prezentojë tërë rajonin. Greqia këtë nuk mund ta pranojë për arsye se pjesa më e madhe nga ky rajon është në territorin e saj", thekson Drucas.
Ai pranon se shumë evropianë nuk e kuptojnë pozicionin grek dhe konsiderojnë se Athina po e shfrytëzon kontestin për emrin që ta bllokojë eurointegrimin e Maqedonisë.
Drucasi pohon se Qeveria e re greke po përpiqet që të gjendet një zgjidhje për problemin për të cilin shkak edhe dëshiron kontakte të drejtëpërdrejta me Shkupin. Thekson se kryeministri Papandreu menjëherë pas hyrjes në detyrë ka inicuar një takim me kolegun e tij të Maqedonisë Gruevski, por përkujton edhe se grekët janë investuesit më të mëdhenjë në Maqedoni.
"Për fat të keq, Qeveria në Shkup po bën një imazh shumë të keq për Greqinë në vitet e kaluara. Dëshirojmë qartë t'i tregojmë popullit nga vendi fqinj se Greqia nuk është armiku i tyre. Greqia është vend miqësor i cili mund të bëhet përkrahës i vërtetë i perspektivave të Shkupit për inkuadrim në BE. Por, që të ndodhë kjo është e nevojshme që të zgjidhet çështja e emrit", thotë Drucasi./mia/