Televeizioni shtetëror Al Ula njoftoi se rrëzimi është shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm që e përfshinë rajonin në ditët e kaluara.
Të paktën 40 persona humbën jetën ndërsa 70 u plagosëm nga rrëzimi i minaresë të xhamisë 400-vjeçare në qytetin Maknes, 140 kilometera nga kryeqyteti i Marokut, Rabat, njoftoi Ministria marokene e Punëve të Brendshme.
Televeizioni shtetëror Al Ula njoftoi se rrëzimi është shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm që e përfshinë rajonin në ditët e kaluara.
Minareja u rrëzua gjatë lutjes së madhe të së premtes, në të cilën në xhami kanë marrë pjesë rreth 300 vetë.
Mbreti maroken Mohamedi i Gjashtë kërkoi nga Qeveria në afatin më të shkurtër të mundshëm të ndërmerren masa për rinovimin e xhamisë e cia është një përmendore historie e vendit.
Objektet e vjetra në lagjet e vjetra të qyteteve marokene rrënohen shpesh herë, por rrëzimi i minareve është një dukuri shumë e rrallë.