Nga Ministria e Arsimit thonë se mjetet janë lëshuar dhe për tejkalimin e problemit kanë realizuar edhe një takim me drejtorinë e shkollës ku janë diskutuar procedurat e furnizimit të shkollës me inventar si dhe nevoja për fillimin e mësimit.
Edhe gjashtë muaj pas inaugurimit, dyert e shkollës fillore Migjeninë Drenoc të Tetovës mbeten të mbyllura për nxënësit e kësaj lagje. Faji për këtë sipas drejtuesve të shkollës qëndron tek Ministria e Arsimit, e cila ende nuk ka ndarë mjetet e nevojshme financiare për pajisjen e shkollës me inventarin e nevojshëm. Për momentin inventar në shkollë nuk kemi kurse që më 15 gusht kemi bërë edhe kërkesën për punësime të reja dhe ende nuk kemi përgjigje. Parashihen diku 1 200 000 denarë apo 20 000 euro për furnizim me inventar të shkollës.
Unë si drejtor, meqë është një shkollë me sipërfaqe prej 5200 metër katrorë me 24 mësojtore dhe 28 kabinete dhe gjysmë kabinete këto mjete janë gjysmake që nuk mund shkolla të furnizohet me kaq mjete, deklaroi Arif Ceka, drejtor i shkollës fillore Migjeni, Tetovë. Nga Ministria e Arsimit thonë se mjetet janë lëshuar dhe për tejkalimin e problemit kanë realizuar edhe një takim me drejtorinë e shkollës ku janë diskutuar procedurat e furnizimit të shkollës me inventar si dhe nevoja për fillimin e mësimit. Por, zgjidhje nuk është arritur meqë drejtoria ka kërkuar shtimin e fondeve për furnizime dhe zgjidhjen e kërkesës për punësime të reja..
Ska përse të mos fillojë kur ne paratë për inventar i kemi lëshuar. Edhe personeli teknik së shpejti mund të sigurohet kurse kuadri momental arsimor mundë ti mbulojë nevojat. Fondi i të hollave është 20 000 euro janë lëshuar për inventar, u shpreh Lindita Qazimi, zëvendës ministre e Arsimit. Kërkesë deri tek Ministri i Arsimit për hapjen sa më të shpejtë të dyerve të kësaj shkolle ka bërë edhe kryetari i Bashkësisë Lokale të lagjes Drenoc, si dhe këshilli i prindërve. Gjithashtu paralajmërojnë nëse së shpejti nuk lëshohet në përdorim kjo shkollë do kalojnë në masa radikale, përkatësisht në protesta.
Deri në zgjidhjen e problemit rreth 700 nxënës procesin mësimor po e zhvillojnë në objektin e vjetër i cili përveç që nuk i plotëson kushtet e nevojshme ndodhet edhe shumë larg vendbanimit të tyre.
/Bashkim Sulejmani, alsat-m/