Furnizimi do të shpërndahet në tre faza, në afat prej nëntë muajve nga dita e nënshkrimit të marrëveshjes, me ç'rast janë paraparë 40 milionë denarë mjete të siguruara nga Banka për Zhvillim nga Këshilli i Evropës.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t'i ndërtojë sallat egzistuese sportive në 47 shkolla të mesme ku pajisja tashmë është e vjetëruar dhe e papërdorshme, informoi ministria i Arsimit dhe Shkencës.
"Me furnizimin e kësaj pajisje shtesë e cila përmban vegla gjimnastikore, pajisje për basketboll, hendboll dhe volejboll do t'i sigurojmë të gjitha kushtet për zhvillim të papenguar të mësimit për rritje të interesit për sport tek gjimnazistët", tha Todorov në konferencën e shtypit në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.
Qëllimi, siç theksoi, është që të krijohen kushte të volitshme për zbatimin e mësimit nga edukata fizike dhe shëndetësore dhe sporti.
Furnizimi do të shpërndahet në tre faza, në afat prej nëntë muajve nga dita e nënshkrimit të marrëveshjes, me ç'rast janë paraparë 40 milionë denarë mjete të siguruara nga Banka për Zhvillim nga Këshilli i Evropës.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për kompjuterizim nëpër shkolla, Todorov tha se në pjesën më të madhe të shkollave kompjuterët janë të vendosur dhe janë në funksion, ndërsa në shkollat e tjera po punohet në instalimin dhe rrjetëzimin.
Për atë se a janë marrë masa për shkollën e djegur në fshatin Svillare, ai informon se Ministria i ka transferuar të gjitha mjetet disponuese që i ka pasur për këtë qëllim, përkatësisht 1,5 milionë denarë. "Shpresojmë se në periudhën e ardhshme do të sigurohen mjete edhe për rindërtimin e tërësishëm me ç'rast janë të nevojshme rreth 2,5 milionë denarë", shtoi Todorov.
Në lidhje me mësimin e gjuhës maqedonase tek nxënësit shqiptarë të klasës së parë , ministri resor, tha se po bëhen debate dhe se po bisedohet për këtë çështje.