E diel, 1.08.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Maqedoni, çdo e dyta grua ka përjetuar ndonjë formë të dhunës psikike, çdo e treta torturë fizike, ndërsa çdo të katërtës i kërcënohet ndonjë lloj tjetër i dhunës.
Ēdo e dhjeta grua duron shuplakė




Ndërkaq, çdo e dhjeta grua duron shuplakë, shtyrje dhe tërheqje për flokë nga ana e ndonjërit anëtarë të familjes. Këto të dhëna janë prezantuar gjatë promovimit të strategjisë nacionale për mbrojtje nga dhuna në familje 2008-2011 të premten në Tetovë.

Sipas Zihra Memeti, këshilltare shtetërore në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, më së shpeshti viktima të dhunës familjare janë gratë e paarsimuara, amviset dhe gratë e papunësuara, por edhe gratë e arsimuara nuk janë të kursyera në këtë drejtim, pasi që i nënshtrohen dhunës psikike e cila manifestohet me pengesa në karrierë dhe përparim.

"Në dhunën familjare, sipas treguesve statistikor dominon dhuna fizike me 87 për qind, pas së cilës vijon dhuna psikologjike me 10.2 për qind dhe dhuna seksuale me 2.8 për qind. Këtë tendencë e vërtetojnë edhe të dhënat me të cilat disponojnë qendrat për punë sociale", thekson Memeti.

Gjatë promovimit të Strategjisë, këshilltarja Memeti, tha se poshtërimi, kërcënimi dhe frikësimi më së shpeshti përjetohen nga ana e bashkëshortes ose bashkëshortit. "Për fat të keq, një numër i madh i grave në mënyrë konstante i janë nënshtruar dhunës, ndërsa ka familje ku dhuna bartet nga gjenerata në gjeneratë, ku meshkujt më së shpeshti identifikohen me tiranin apo kryefamiljarin, ndërsa gratë në rolin e gruas viktimë janë të tërhequra në vetvete dhe duke u turpëruar nga e tërë kjo që u ndodh, e durojnë dhunën", theksoi ajo.

Ndërkohë gjatë tribunës u tha se në luftën kundër dhunës në familje hasen probleme të shumta, siç janë vlerat e rrethit patriarkal, niveli i ulët i paraqitjes së dhunës familjare në polici, niveli i ulët i paraqitjes deri te qendrat sociale, paraqitje jo e mjaftueshme e dhunës familjare nga ana e personelit mjekësor, por edhe dënimet e vogla të cilët shqiptohen nga ana e gjyqeve.

Urim HASIPI, Koha

Publikuar: 15.12.2008 | 02:46
Lexuar: 460 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime