Niveli i Liqenit të Ohrit sot është ngritur për një centimetër në krahasim me ditën e djeshme, kumtoi në konferencën e sotme për shtyp, Qendra për menaxhim me kriza dhe paralajmëroi ndërmarrjen e aktiviteteve për parandalimin e derdhjeve të mundshme të ujit.
Niveli i Liqenit të Ohrit është ngritur për një centimetër, po ndërmerren masa parandaluese
Niveli i Liqenit të Ohrit sot është ngritur për një centimetër në krahasim me ditën e djeshme, kumtoi në konferencën e sotme për shtyp, Qendra për menaxhim me kriza dhe paralajmëroi ndërmarrjen e aktiviteteve për parandalimin e derdhjeve të mundshme të ujit.
Nga ajo arsye, sot në shtrirjen Strugë - Ohër në pjesët më të ulëta përgjatë brigjeve të Ohrit, shërbimet kompetente do të illojnë të vendosin diga me thasë rëre, me qëllim që të parandalohet derdhja e ujit. Aktivitetet do t'i kryejnë punëtorët nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, NP Rrugët e Maqedonisë dhe nga vetëqeverisja lokale. Digat do të vendosen në një vend kritik në rajonin e Ohrit dhe në dy lokacione në rajonin e Strugës.
Mishko Talevski, zëdhënës i Qendrës për menaxhim me kriza, paralajmëroi ndërmarrjen e masave parandaluese edhe në rajonet e tjera. Më pas, ai theksoi se në atarin e fshatit Forinë në rajonin e Pollogut, në mënyrë parandaluese do të intervenohet me vendosjene digave nga thasët me rërë, prëgjatë rrjedhës së lumit Vardar.
"Nëse ka nevojë, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim do të angazhojë dy ndërrmarje me të cilat ka kontraktuar marrëveshje për bashkëpunim për ndërmarrjen e aktiviteteve përgjatë rrjedhës së Vardarit, para së gjithash, në atarin e fshatit Jegunoc dhe Raotnicë, ku mund të vijë deri te rritja e nivelit të ujit. Anëtarët e trupit koordinues sot o ta vizitojnë rajonin e Pollogut", tha Taleski.
Lidhur me çarjen e asfaltit në rrugën Resnjë - Manastir, Taleski potencoi se NP "Rrugët e Maqedonisë" dhe Ministria e Punëve të Brendshme do të vendosin sinjalizim plotësues të ndriçues tek vendi Makazi. NP Rrugët e Maqedonisë ndërmori aktivitete për aftësimin me kohë të drejtimit rrugor.
"Niveli i lumenjve në rajonin e Pellagonisë dhe në komunën Makedonski Brod gjatë orëve të fundit është me tendencë të rënies, përderisa niveli i lumit Cërna në vendin matës NOvaci, dje në orën 17, paraqiste 3.75 metra, ndërsa sipas matjes në orën 8 paraqet 3,72 metra. Lumi Treska në Makedonski Brod, dje në orën 16 shënoi nivel prej 233 centimetrave, ndërsa sot në mëngjes në orën 8, nivel prej 210 centimetrave", shtoi Taleski.
Vendimi për të gjitha aktivitetet të cilat po ndëmerren, ishte sjellur në takimin, të cilin sot e mbajti Trupi koordinues në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Në takim ishte shqyrtuar gjendja aktuale me nivelin e lumenjve dhe nivelin e akumulimit për 24 orët e fundit dhe me të kryesoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.