"Investimet janë të mëdha", shkruan "Ekonomist", me vërejtje se "humbja e papritur e besimit në të gjitha borxhet nën garancinë shtetërore, ndërsa veçanërisht në obliguesit shtetëror amerikan të cilët konsiderohen për matje botërore të investimeve të sigurta, do të kishte pasoja në ashpërsimin e ekonomisë botërore".
Situata e cila u krijua për shkak të krizës së detyruar në Greqi mund të paraqesë vetëm fillim të shumë problemeve më të mëdha në financat ndërkombëtare, shkruan në numrin më të ri të javores londoneze "Ekonomist".
Duke cituar një shkrim të ardhshëm në gazetën "Fajnenshel tajms", "Ekonomist" thekson se "kriza greke vjen në Amerikë" dhe vlerëson se "titulli panik" në zërin e elitës afariste britanike vijon që kur është publikuar se shpenzimet për sigurim nga borxhi shtetëror janë rritur në 47 nga 50 vende në të cilat egziston ky instrument financiar.
"Investimet janë të mëdha", shkruan "Ekonomist", me vërejtje se "humbja e papritur e besimit në të gjitha borxhet nën garancinë shtetërore, ndërsa veçanërisht në obliguesit shtetëror amerikan të cilët konsiderohen për matje botërore të investimeve të sigurta, do të kishte pasoja në ashpërsimin e ekonomisë botërore".
Gjithashtu, frika e tepruar nga rreziku lidhur me obliguesit shtetëror mund t'i dërgojë qeveritë në pranimin e rigorizitetit të përkohshëm fiskal, që vetëvetiu sërish ta fusë ekonominë botërore në recesion, vlerëson "Ekonomist".
Historia e krizave financiare tregoi, përkujton "Ekonomist" se borxhi publik ka tendencë në rritje pas periudhës së krizës, ndërsa shpesh e ndjek edhe borxhi i madh shtetëror.
"Greqia theksohet sipas madhësisë së borxhit të saj, madhësinë e deficitit buxhetor dhe parashikimit pesimist të rritjes duke marë parasysh në shpenzimet e mëdha publike dhe pamundësinë për zhvlerësim, pasqyron javorja.
Shqetësimi rreth kësaj se ku mund të realizohet rritja është shkaku kryesor për këtë që deri më tani druajtjet ishin të fokusuara, para së gjithash, në anëtaret e dobta të eurozonës (përfshirë përveç Greqisë, edhe Spanjën dhe Portugalinë).
SHBA-ja dhe Britania, krahas asaj që kanë valuta personale, ndodhen në një situatë tjetër nga 16 anëtaret e eurozonës të cilat zbatojnë njësi të përbashkët të parave, thekson "Ekonomist".
Shumica e ekspertëve financiarë, megjithatë paralajmërojnë në nevojën e bërjes së planeve me afat të mesëm real për uljen e deficitit në të gjitha vendet të cilat e kanë, për arsye se problemi i Greqisë mund të paraqesë vetëm kapsollë iniciale për krizë shumë më të madhe, konkludon në shkrimin javorja lononeze "Ekonomist".