Eksporti i Turqisë në vendet fqinje vitin e kaluar ishte në vlerë prej 13,7 miliardë dollarësh, duke shënuar rënie për 3,9 për qind në krahasim me vitin e kaluar, tregojnë të dhënat e Institutit turk të statistikës.
Kriza globale financiare në vitin 2009 solli deri në zvogëlimin e eksportit të Turqisë në vendet fqinje, kumtoi agjencia e lajmeve Anadolia.
Eksporti i Turqisë në vendet fqinje vitin e kaluar ishte në vlerë prej 13,7 miliardë dollarësh, duke shënuar rënie për 3,9 për qind në krahasim me vitin e kaluar, tregojnë të dhënat e Institutit turk të statistikës.
Eksporti i Turqisë për vendet fqinje në vitin 2008 ka qenë në vlerë prej 14,3 miliardë dollarësh.
Eksporti turk për vendet fqinje paraqet 13,5 për qind nga gjithë eksporti i vendit në vitin 2009.
Eksporti i Turqisë për Azerbajxhanin vitin e kaluar ka qenë në vlerë prej 1,4 miliardë dollarësh, duke shënuar rënie prej 16,1 për qind në krahasim me vitin 2008.
Eksporti turk vitin e kaluar është zvogëluar për 35,5 për qind dhe ka qenë në vlerë prej 1,4 miliardë dollarësh në krahasim me 2,2 miliardë dollarë në vitj 2008.
Eksporti për Gjeorgjinë arrinte 746,1 milionë dollarë dhe shënoi rënie prej 25,2 për qind në krahasim me vitin 2008. Eksporti i Turqisë për Iranin ka qenë në vlerë prej 2,3 miliardë dollarësh, ndërsa u zvogëlua për 0,24 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Në vitin 2009 vendi shënon rritje të eksportit vetëm për Irakun dhe Sirinë për 30,9, respektivisht për 27,8 për qind