E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në organizim të Këshillit nacional për eurointegrime do të mbahet debati publik lidhur me Propozim ligjin për nëpunës shtetërorë, i cili sot gjithashtu është në rend dite të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.
Debate publike pėr nėpunės shtetėrorė dhe pėr politikat gjinore nė BE










Në Kuvendin eb Republikës së Maqedonisë sot do të mbahen dy debate publike kushtuar Propozimit të ligjit për nëpunës shtetërorë dhe të gjinive politike në BE.

Në organizim të Këshillit nacional për eurointegrime do të mbahet debati publik lidhur me Propozim ligjin për nëpunës shtetërorë, i cili sot gjithashtu është në rend dite të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

Qëllimi i këtij projekti, siç thuhet në kumtesën e Kuvendit është që të sigurohet debat më i gjerë për propozim-tekstin në drejtim të miratimit të ligjit cilësor dhe përgatitjes për pranimin e obligimeve nga anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Debati publik me temë "Politika gjinore në Bashkimin Evropian" është në organizim të Klubit të deputeteve. Në këtë debat pritet të marrin pjesë euroambasadori Ervan Fuere, ambasadorja e Mbretërisë së Holandës, Simone Filipini, ambasadorja dhe zëvendës-shefja e misionit të OSBE-së në Maqedoni, Natalia Drozd dhe menaxheri i programit të UNIFEM Maqedonia, Asja Varbanova.

Publikuar: 24.02.2010 | 19:49
Lexuar: 432 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime