E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Menjëherë pasi të lindet foshnja, me një procedurë tejet të sigurt dhe pa kurrfarë kontakti me nënën dhe foshnjën, prej kordit umbilical (shiriti i kërthizës që hidhet), mjeku merr gjak.
Qelizat amė – ardhmėria e mjekėsisė










Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i USHT-së, në bashkëpunim me Parlamentin Studentor dhe me kompaninë e njohur BIMEK (përfaqësuese e Cryo-Save për Maqedoni), në amfiteatrin e Rektoratit organizoi tribunën shkencore, me temë: ”Qelizat amë, ardhmëria e mjekësisë”.
Dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, doc. dr. Nevzat Elezi, para të pjesëmarrësve tha se organizimi i tribunës së sotme ka për qëllim informimin e opinionit me këtë problematikë specifike dhe aktivitetet e kësaj natyre, të cilat Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë do t’i organizojë gjatë muajve në vijim.

Qelizat amë – ardhmëria e mjekësisë

As. dr. Naser Durmishi, ligjërues i kësaj tribune, para studentëve dhe mjekëve të ftuar në ligjëratën e tij theksoi se kjo temë është mjaft komplekse dhe në interes të mjekësisë për disa arsye themelore, se qelizat amë janë të papjekura, pluripotente, që në dekadën e fundit shkencëtarët zbuluan se gjaku nga placenta dhe kordi umbilikal i foshnjës (e cila hidhet pasi që lind), paraqet burim të pasur me qeliza amë. Qelizat amë mund të zhvillohen në lloje të ndryshme, siç janë: qeliza të muskulit të zemrës, eritrocite, leukocite, qeliza nervore, qeliza lëkurore, etj. Sipas dr.

Neser Durmishi, pikërisht kjo cilësi është baza e terapisë me qeliza amë, gjithashtu edhe me karakteristika të larta për ta aktivizuar sistemin mbrojtës të organizmit. Ato janë me vlerë të pakontestueshme ne parandalimin dhe shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Dr. Naser Durmishi tha se është e rëndësishme të ruhen qelizat amë të foshnjës, se mund të sigurojë shumë përfitime terapeutike në ardhmëri, si për fëmijën ashtu edhe për familjen.

Menjëherë pasi të lindet foshnja, me një procedurë tejet të sigurt dhe pa kurrfarë kontakti me nënën dhe foshnjën, prej kordit umbilical (shiriti i kërthizës që hidhet), mjeku merr gjak. Mbasi mjeku e merr gjakun bëhet transporti në laborator të Cryo-Save, ku edhe ndahen qelizat amë dhe vendosen dhe ruhen në gjendje të ngrirë. Dr. Naser Durmishi ligjëratën e tij përmbylli me porosinë: ”Dhuroni ardhmëri të sigurt fëmijës suaj, se krioprezervimi i qelizave amë të foshnjës

Publikuar: 24.02.2010 | 20:00
Lexuar: 1139 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
lume (02/03/2010 20:19:25) ju pershendes per ket hap te mrekullueshem,un jam nje shtatzane ne mujan e par dhe desha ta di se ku duhet te drejtohemi te gjinekologu apo ku duhet te marim informata me te hollsishme?se sa e kuptova un kjo qenka mrekullija e te ardhmes,ju faliminderit per mirkuptimin.ndelni te faliminderuar.
Cryo-Save (19/03/2010 21:54:33) Lume, shpresoj se nuk eshte vone pergjigja ime, per informata me te hollsishme mundesh te paraqitesh ne kete mobil: 075 464 060. Faliminderit per interesin e shprehur

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime