E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Artdashësit u ndajtën të kënaqur nga kjo dramë, e cila pritet së shpejti të rishfaqet disa herë nëpër trevat ku jetojnë shqiptarët, në mënyrë që porosia jetike të nxisë rininë që “rrugën mos ta bëjnë shtëpi”.
“Korbat!… Pėllėmbat natėn janė tė zinj”









Në organizim të Qendrës për Kulturë në Tetovë si dhe në bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Tetovës, në sallën e Qendrës Kulturore u shfaq premiera e dramës “Korbat!… Pëllëmbat natën janë të zinj”. Teksti i kësaj drame është përshtatur nga Ejup Mahmuti, i nxjerrë nga drama “Dashuri me korba” e dramaturgut Bashkim Hoxha.

Drama u realizua në bashkëpinim me studentëtë e USHT-së përkatësisht të fakulteve të ndryshme.

Rolin kryesor e luajti Fatime Shaqiri, studente e gjuhës dhe letërsisë shqipe në USHT, si dhe Amir Qamili, Fatime Ademi dhe Rihan Shaqiri. Në këtë shfaqe ishin të angazhuar edhe nxënës të shkollave të mesme nga Tetova.

Sipas regjisorit Ejup Mahmuti, qëllimi themelor i kësaj drame ka të bëjë me fenomenin e shëmtuar të shoqërisë sonë, atë të drogës, prostitucionit dhe pasojave me të cilat ballafaqohet rinia jonë.

Artdashësit u ndajtën të kënaqur nga kjo dramë, e cila pritet së shpejti të rishfaqet disa herë nëpër trevat ku jetojnë shqiptarët, në mënyrë që porosia jetike të nxisë rininë që “rrugën mos ta bëjnë shtëpi”.


Publikuar: 24.02.2010 | 08:47
Lexuar: 745 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime