E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nëse Veljanovski nuk realizon kërkesën e tyre, sipas partisë së Cërvenkovskit, opinioni mund të konstatoj se VMRO-DPMNE me vetëdije shkel Kushtetutën dhe ligjet dhe se vazhdon edhe më tej të bashkëpunoj fshehurazi me partinë e Thaçit edhe pse partner të koalicionit ka BDI.
LSDM kėrkon marrjen e mandateve tė deputetėve tė PDSH-sė











LSDM i ka bërë thirrje kryetarit të parlamentit të nis procedurën për marrjen e mandateve të deputetëve të PDSH, të cilët mungojnë më se 6 muaj. Sipas tyre e pakuptueshme është arsyetimi i mungesës së deputetëve të PDSH nga ana e kryetarit Velajnovski kur ata asnjëherë nuk kanë informuar për mungesën e tyre. Nëse Veljanovski nuk realizon kërkesën e tyre, sipas partisë së Cërvenkovskit, opinioni mund të konstatoj se VMRO-DPMNE me vetëdije shkel Kushtetutën dhe ligjet dhe se vazhdon edhe më tej të bashkëpunoj fshehurazi me partinë e Thaçit edhe pse partner të koalicionit ka BDI.

“Kaluan 6 muaj prej kur deputetët e PDSH nuk marrin pjesë në punën e parlamentit. Informatat tona flasin se PDSH dhe deputetët e saj për mungesën e tyre nuk e kanë informuar kryetarin e parlamentit Trajko Veljanovski as në formë të shkruar e as gojarisht. Ata as që kanë dorëzuar letër me të cilën informojnë që për arsye politike bojkotojnë parlamentin e as që lajmërohen se do të mungojnë në seancë”, deklaroi Cvetanka Ivanova, deputete e LSDM-së.

Ndaj kësaj ka reaguar kabineti i Veljanovskit, duke i cilësuar pohimet e Ivanovës si manipulim. “Kryetari i Parlamentit i hedh poshtë akuzat e LSDM-së dhe me keqardhje konstaton se bëhet fjalë për manipulim të vrazhdë, i cili nuk i shërben askujt. Të përkujtojmë se në seancën e 69-të të mbajtur më 17 gusht 2009 shefi i grupit parlamentar Imer Aliu nga foltorja e parlamentit sqaroi qëndrimet e partisë dhe vendimin për bojkot të parlamentit. Që atëherë kryetari Velajanovski duke respektuar vullnetin e grupit parlamentar rregullisht mungesën e tyre e paralajmëron si të arsyeshme”, thuhet në reagim.

Por zyrtarë të lartë të PDSH-së në një bisedë telefonike për Alsat kanë pohuar se asnjëherë nuk informojnë kryetarin e parlamentit për mospjesëmarrjen e tyre. Këtë veprim të Veljanovskit, PDSH e vlerëson si tentim për manipulim me shërbimet e parlamentit. PDSH braktisi parlamentin më 17 gusht 2009 me arsyetime se shtëpia ligjdhënëse është vënë në funksion të partisë më të madhe në pushtet dhe se miratohen ligje që lënë pas dore dinjitetin kombëtar të shqiptarëve.

Gjyltene Rexhallari

Publikuar: 24.02.2010 | 22:16
Lexuar: 252 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime