E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky projekt ka për qëllim forcimin dhe ndërgjegjesimin e opiniot publik, me theks të veçante për fondet e IPA, si dhe bashkepunimin e autoriteteve lokale me ato joqeveritare dhe sektorin e biznesit.
Fushata











Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Musa Xhaferi sot do ta vizitojë komunën e Sarajit, ku do të flasë në tribunën e titulluar "Komunat dhe bashkësitë lokale në integrimin e BE-së".

Në tribunë do të marrin pjesë kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nexhati Jakupi, si dhe përfaqësues nga Sekretariati për çështje evropiane dhe nga Delegacioni i Komisionit Evropian në Republikën e Maqedonisë.

Tribuna është në kuadër të fushatës "Shkojmë lokalisht", e cila realizohet në bashkëpunim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, SÇE-së, komunave dhe me Delegacionin e KE-së në Republikën e Maqedonisë.

Qëllimi është forcimi i vetëdijes se duke punuar lokalisht kontribuohet për përparimin e nivelit kombëtar, si dhe ta përforcojë pjesëmarrjen e qytetarëve, sektorin urban dhe atë të biznesit në realizimin e vendimeve në lidhje me të ardhmen evropiane të Maqedonisë.

Publikuar: 25.02.2010 | 16:06
Lexuar: 389 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime