E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për shkak të vërshimeve në aksin rrugor Strugë- Dibër, të gjitha makinat orientoheshin drejt rrugës së vjetër që shpie drejt fshatit Llukovë.
Del nga shtrati Drini i Zi, shteti merr masa








Gjatë pasdites rreth orës 14 vërshoi lumi Drini i Zi. Sasi e madhe e ujit nga shtrati i lumit përfundoi në rrugën rajonale Strugë- Dibër, ndërsa situata në terren është kaotike. Edhe pse para disa ditësh në këtë vend u vendosën thasë me rërë dhe u ndërtua digë nga dheu, asgjë nuk ndihmoi që situata mos të del nga kontrolli. Për shkak të vërshimeve në aksin rrugor Strugë- Dibër, të gjitha makinat orientoheshin drejt rrugës së vjetër që shpie drejt fshatit Llukovë.

Njerëzit që janë në terren presin përkeqësim të situatës dhe sasi më të mëdha të ujit të cilat do të vërshohen nga Drini i zi. Nën ujë janë edhe sipërfaqe të mëdha të fshatit Llukovë. Ekipe të drejtorisë për shpëtim dhe mbrojtje edhe pse janë në numër të vogël, janë në terren. Ata thonë se niveli i lumit Drini i Zi vazhdon të rritet dhe vlerësojnë se nga çasti në çast situata do të keqësohet. I ftojnë autoritetet lokale tu ndihmojnë me mekanizim ndërtimor sepse ajo që është atje nuk është e mjaftueshme për nevojat që kanë. Para vërshimit Drini i Zi është edhe në pjesën në afërsi të qyteti tek fshati Vranishtë.

“E shihni se uji ka ardhur shumë. Kur shkova në punë , kjo ishte e mbushur me ujë, por që të shkoj në Strugë mu desh të shkoj përmes fshatrave Nerez dhe Llukovë nga rruga tjetër. Presim që situata të keqësohet pasi ka sasi të madhe të ujit. Kishte ngecje në trafik, kishte edhe makina të ngecura në ujë, disave ua gjetëm targat”, deklaroi Novçe Cvetanoski, nga ndërmarrja Proming. “Ne e ndjekim situatën dhe vlerësojmë se nuk kemi nevojë për njerëz, por kemi nevojë për mekanizim që të ndryshohet rrjedha e lumit. Situata është shumë kritike pasi që e tërë rruga është nën ujë dhe është pothuajse e padepërtueshme. Sonte do të mbetemi në terren”, u shpreh Rashid Abazoski, nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.

Edhe pse këtë mëngjes ishin hapur të gjitha portat e lumit Drini i zi në Strugë, sot pasdite me kërkesë të NP Kolektor , ELEM-i mbylli një portë e gjysmë për shkak se ka ardhur deri te vërshimi të stacionit pastrues dhe i tërë sistemi për pastrimin e ujërave të zeza është shkyçur, deklaroi drejtori Vait Ajro.

Shteti ështe maksimalisht i angazhuara për zbutje të situatës me përmbytjet

Institucionet shtetërore maksimalisht janë të angazhuar në drejtim të pengimit të përmbytjeve dhe zbutjes së pasojave nga niveli i rritur i Liqenit të Ohrit dhe nivelit të lartë të lumit Drini i Zi, theksoi mbrëmë në Ohër kryeministri Nikolla Gruevski.

Duke e komentuar situatën aktuale, Gruevski tha se e njejta nuk është shkaktuar nga faktori njeri, por që bëhet fjalë për fatkeqësi të rëndë natyrore dhe serioze.

"Ne e japim maksimumin tonë, bëhet fjalë për luftë me natyrën. Edhe shumë shtete më të fuqishme dhe më të pasura kanë humbur nga natyra. Të gjitha institucionet tona janë maksimalisht të angazhuara dhe të vendosura në shkallën e parë të gatishmërisë, që pak a shumë të zbutet situata e përgjithshme. Nëse do të arrijmë, do të tregojë koha", tha kryeministri Gruevski.

Me këtë rast ai shprehi pritje se me zvogëlimin e intensitetit të reshjeve të shiut do të përmirësohet gjendja e pavolitshme hidrometeorologjike në të cilën ndodhen para se gjithash rajonet perëndimore të vendit.

"Parashikimet nga Enti hidrometeorologjik janë se reshjet do të duhet të ndalen gjatë ditëve të ardhshme. Ato janë problemi kryesor për momentin për Ohrin dhe Liqenin e Ohrit. Në Peshtanë problemi është nga ujërat nëntokësorë, e jo nga derdhja e liqenit", theksoi Gruevski.

Për deklaratat dhe vërejtjet e kryetarit të komunës së Ohrit Aleksandar Petreski se shteti gjegjësisht pushteti qendror nuk tregon interesim për problemet e qytetarëve të Ohrit vetëm sepse pushteti lokal është në duart e opozitës, kryeministri Gruevski tha se këto janë tentime mizore që të shfrytëzohet fatkeqësi elementare dhe situata e aktuale për mbledhje të pikëve politike.

"Është shumë keqardhëse kur dikush është në politikë, do të tentojë në mënyrë mizore të mbledhë pikë politike në situatë kur qytetarët e Ohrit janë të shqetësuar dhe të gjitha shërbimet shtetërore dhe forcat janë vendosur në gatishmëri të tërësishme dhe bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre. Gjithçka tjetër është mizori e atyre të cilët e shfrytëzojnë këtë situatë që të bëjnë pikë të imëta politike", shtoi kryeministri

Publikuar: 25.02.2010 | 16:25
Lexuar: 935 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime