E diel, 1.08.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Instituti i mjedisit dhe shëndetit, duke qenë një institucion partner nga Maqedonia, do të bëjë implementimin e aktiviteteve që dalin nga projekti IPM TEMPUS IV, ku si rezultat do të jetë organizimi i studimeve master në distancë, në drejtimin “International joint Master degree in Plant Medicine”, si drejtimi i ri në UEJL, në kuadër të Institutit të mjedisit jetësor dhe shëndetit (IMJSH)
Instituti i mjedisit jetėsor dhe shėndetit me projektin IPM TEMPUS IV - nė Itali










Përfaqësues të Institutit të mjedisit jetësor dhe shëndetit (IMJSH), të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), në kuadër të projektit IPM TEMPUS IV, kanë marrë pjesë në takimin e parë koordinues në Romë dhe Bari, Itali.

Instituti i mjedisit dhe shëndetit, duke qenë një institucion partner nga Maqedonia, do të bëjë implementimin e aktiviteteve që dalin nga projekti IPM TEMPUS IV, ku si rezultat do të jetë organizimi i studimeve master në distancë, në drejtimin “International joint Master degree in Plant Medicine”, si drejtimi i ri në UEJL, në kuadër të Institutit të mjedisit jetësor dhe shëndetit (IMJSH).Bartës i grupit punues nga UEJL ishte Prorektori Prof. dr.Murtezan Ismaili, cili bëri një prezantim rreth punës së Universitetit dhe Institutit para partnerëve evropian dhe ballkanik, të cilët treguan interes për bashkëpunim edhe në sfera të tjera, ku universiteti do të inkuadrohet në të ardhmen. Si pjesë e grupit ishin edhe Vullnet Zenki dhe Fisnik Shabani, të cilët do të jenë pjesë përbërëse e grupeve punuese të projektit.

U arrit marrëveshje që në muajin mars Prof. dr. Murtezan Ismaili, si udhëheqës i projektit të merr pjesë në takimin e parë në Bruksel, ku do të prezantohet puna dhe aktivitetet e çdo partneri në veçanti dhe aktivitet e projektit qe do implementohen gjate tre viteve të ardhshme.

Publikuar: 25.02.2010 | 16:46
Lexuar: 174 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime