E diel, 1.08.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pa ditur se mjerimi serish do të vazhdojë, këtu atë që me armë e kishin ruajtur përgjatë shekujve nga turqit, do t’a humbnin nga një të ashtuquajtur mik- besimi kaloi në tradhëti. Në emër të Zotit dhe kishës filluan t’ju marrin gjuhën, traditën, kulturën që më në fund t’ua marrin edhe kishën edhe Zotin, kështu për herë të parë do fillojnë të shiten gjërat më të shenjta të kësaj ane që i kishte falur Zoti, një pazarllek me tradhëti, dhunë, gënjeshtra dhe mashtrime.
Tingujt e heshtjes pėr Rekėn e Epėrme







Taxhedin Alimi

Koha dhe orët që bashkë me ne kalojnë lën pas gjurmët që vështirë mund të fshihen, nga që ndoshta edhe drunjtë nën lëvozhgët apo gjethet e tyre shënojnë sekuenca, ndoshta edhe ka ndonjë ligj tjetër i natyrës që me mikrone i regjistron ngjarjet që për neve mund të jenë të pamundëshme t'i perceptojmë, apo ndoshta ka edhe ca ligje të tjera që veprojnë jashtë mundësive tona për t’i parë dhe ndjerë ato.
Aty ku fillon të ngjitet Korabi drejt majës më të lartë të saj, fillonte edhe një zë prej njeriut drejt qiellit. Enigma mijëvjeçare e banorëve të kësaj ane, e mbështjellur me kryqin paraqet kryqëzimet e përplasjeve të shekujve, ku shkëmbijt do të gdhenden me thonj, mish e gjak.

Ushtarët turq duke vrapuar pas sulltanëve të tyre i lanë eshtrat dhe ç’do mundësi tjetër, të pa mundur për ta ndryshuar gjuhën, besimin dhe identitetin si dhe krenarinë e kësaj ane. Në kohën kur shoqja e tyre Marigona në atë anë qëndiste flamurin, shoqet e saja me të njëjtin simbol vraponin për të qëndisur shamitë me emrat e tyre si Veturije, Shënmërijë, Marijë, Kumrije, Peonare, Krenare, për të dashurit e tyre, për fejesa dhe për lot.

Pa ditur se mjerimi serish do të vazhdojë, këtu atë që me armë e kishin ruajtur përgjatë shekujve nga turqit, do t’a humbnin nga një të ashtuquajtur mik- besimi kaloi në tradhëti. Në emër të Zotit dhe kishës filluan t’ju marrin gjuhën, traditën, kulturën që më në fund t’ua marrin edhe kishën edhe Zotin, kështu për herë të parë do fillojnë të shiten gjërat më të shenjta të kësaj ane që i kishte falur Zoti, një pazarllek me tradhëti, dhunë, gënjeshtra dhe mashtrime.

Kur fëmijet e klasës së parë duke mos ditur asnjë fjalë të gjuhës sllave, në vend të shkronjave ata do të duhej të mësonin fjalët e para sllave, që do ishte një mallkimi i perhershëm drejt asimilimit të dhunshëm.

Kështu burimet e Radikës, do të duhej të ndërrojnë tingujt e zërit duke bartur me vete fjalët e gjuhës, me të cilën mijëra vite kishin jetuar bashkë.

Njerëzit që mundoheshin të përshpërisnin me gjuhën amë do t’i shkelte koha, e cila për ç’do ditë do të mundohej të shkatërroj nga një tingull, valët e lumit do të fillojnë të flasin me gjuhën e pushtetarëve dhe pushtetit, për t’ju përcjellë foshnjeve mesazhe të reja - gjiu dhe qumështi i nënës do të pagëzohej me emra të tjerë, si kusht për regjistrimin, ushqimin dhe rritjen e tyre.

Pushteti vazhdonte t’i shpërndante në të gjitha vendet e botës, për t’ju fshirë gjuhën, traditat dhe gjithçka tjetër, por ishte e pa mundur t’ju merret shpirti i tyre prej shqiptari që vazhdon të paraqet një trunk nga i cili do të lindin gjethet, sythat dhe frutat, përmes së cilave do të kuptojmë se jemi të njëjtë, që të mund të ulemi më afër të kaluarës tonë tragjike të përbashkët.

Krahina e fshatrave të Rekës së Epërme është një shembull dhe shembëlltyrë e së kaluarës së lavdishme dhe tragjike e cila me plot peripeci, vuajtje dhe dhimbje, arriti të ruaj elementet e lashtësisë, krenarisë dhe identitetit tonë, lidhjen mes tokës dhe qiellit, ku për mijëra vite gjeti mundësinë të ruaj besimin e të parëve tanë. Ndoshta mu për këtë, goditjet në mënyrë permanente dhe në forma të ndryshme vazhdojnë të përsëriten dhe veprojnë deri sot, por kjo është një sintezë që vërteton të gjitha tezat e së kaluarës dhe fatit tonë dhe është teza e re e dominimit të besimit ortodoks tek Shqiptarët e këtij nënqielli.

Këtu shtrohen edhe teza të tjera nga të cilat mund të shtrohet një pyetje – ǒka dhe ku janë sot këta shqipfolës? Ne, atyre që jua dhuruam besimin ata tentojnë, mundohen dhe duan, të na e marrin Zotin.

Faktet e plotë kishave shqiptare u dogjën me qëllime që të fshinin gjurmët, por edhe një tezë vazhdon të mbetet e hapur, se kush vallë janë këta Maqedonas të këtij nënqielli, që për neve mbetet si detyrë dhe obligim të mbajmë amanetin e të parëve tonë, të kërkojmë lidhjet e gjuhës dhe gjakut ku qëndojnë dhe fshehen lidhjet e tjera, kështu së bashku do t’i djejtohemi një Zoti, për gabimet, faljet dhe lutjet.

Tekstin e shkruaj për disa arsye sidoemos për nderin dhe respektin ndaj Josif Bagerit, për një dokument dorëshkrimor të gjetur në fshatin Niçpur të Rekës së Epërme që është i vitit 1868 i shkruar nga Joan (Gjon) Serafimi që është e folura shqipe e kësaj ane.

Teksti paraqet nje tekst biblik me shkronja religjioze cirilike dhe të folurën shqipe të Rekës, që është si një dëshmi e gjallë, se në këto anë gjuha Shqipe është shkruar dhe përdorur edhe për nevojat kishtare.

Arsyeja tjetër është se pas luftës së dytë botërore shumë njerëz u distancuan dhe mbaruan në kampin famëkeq të persekutimit në Goli Otok, ose u likuiduan pa asnjë gjurmë, një shembull tipik është prifti Damjani nga fshati Duf që mbaroi në mënyrë tragjike, sepse mundohej që predikimet t’i bënte në gjuhën Shqipe.

Në këto tetëmbëdhjete fshatra të kësaj krahine sipas Josif Bagerit, ata arritën me një fanatizëm të paparë të ruajnë shenjat dalluese të kombit. Për ata e vetmja gjë më e shtrenjtë ishte gjuha shqipe që ata e quanin “Tapia e vendit” dhe amanet i stërgjyshërve të tyre.


Publikuar: 25.02.2010 | 17:10
Lexuar: 301 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime