Në dëshminë e shumëpritur para komisionit të kongresit amerikan, Akio Toyoda premtoi të bëjë gjithçka të mundur për të siguruar që defektet e sigurisë që kanë sjellë disa vdekje të mos ndodhin përsëri.
Washington, 25 shkurt - Kreu i operacioneve globale të Toyotas bëri një prezantim të veçantë në Kongresin amerikan dje ku kërkoi falje për problemet e sigurisë që kanë çuar në tërheqjen e më shumë se tetë milionë e gjysmë makinash për riparime falas. Akio Toyoda kërkoi ndjesë për problemet me pedalin e gazit që ka çuar në disa raste vdekjesh në Shtetet e Bashkuara dhe premtoi ndryshime të rrënjësishme në mënyrën e ndërtimit të makinave nga Toyota. Korrespondenti Mil Arcega ka përgatitur materialin.
Në dëshminë e shumëpritur para komisionit të kongresit amerikan, Akio Toyoda premtoi të bëjë gjithçka të mundur për të siguruar që defektet e sigurisë që kanë sjellë disa vdekje të mos ndodhin përsëri. Duke folur në anglisht, zoti Toyoda kërki falje dhe tha se ai më shumë se çdokush tjetër krëkon që klientët e Toyotas të ndihen të sigurt.
"Të gjitha makinat e Toyotas mbajnë emrin tim. Për mua kur makinat dëmtohen, është sikur të më ketë ndodhur mua".
Tojoda, nipi i themeluesit të Tojotës, tha se rritja e shpejtë e kompanisë bëri që përparësitë të ishin jo të qarta. Ai premtoi të bëjë çdo gjë të mundur për të rivendosur besimin e konsumatorëve dhe për ta bërë Toyotas markën më të sigurt në botë. Yoshimi Inaba, presidenti dhe drejtuesi operacional për Amerikën e Veriut tha se tërheqja e mbi 8milionë makinave për riparime falas ka bërë që të ketë një rishikim të thellë të masave të kontrollit global të cilësisë së Toyotas.
"Ne do të kërkojmë mendimin e ekspertëve të pavarur për të siguruar që proceset tona të arrijnë apo kalojnë standartet e industrisë".
Kryetari i Komisionit për Reformat në Qeveri Edolphus Towns vlerësoi dëshminë e zotit Tojoda por tha se në se makinat do të ishin avionë ato do të hiqeshin nga qarkullimi.
Ligjvënësi republikan John Mica më pas ndëshkoi ekzekutivët e Toyotas për fshehjen e memove të brendshme të kompanisë për të kursyer 100 milionë dollarë pasi negociuan një vonesë në tërheqjen e makinave për riparim.
Ligjvënësja Marcy Kaptur shprehu zhgënjim mbi mënyrën sesi Toyotas e trajtoi çështjen e sigurisë dhe ia dedikoi komentet e saj viktimave të aksidenteve të Toyotas.
"Zoti Tojoda, nuk jam e kënaqur nga dëshmia juaj. Po ju flas hapur. Nuk mendoj se ajo reflekton keqardhje të mjaftueshme për ata që kanë humbur jetën".
Anëtarët e komisionit i bënë pyetje të shumta sekretarit të transportit Ray Lahood më parë, duke akuzuar administratën për sigurinë e transportit dhe të autostradave se mbajnë të njëjtin faj për mos hetimin e ankesave më parë. Zoti Lahood i doli në mbrojtje veprimeve të departamentit të tij.
"Ne nuk kemi qëndruar duarlidhur. Kur njerëzit ankohen, ne hetojmë dhe kur ka nevojë për tërheqjen e makinave nga tregu veprojmë".
Tojota fajëson fshirësen e këmbëve dhe pedalet e gazit për problemet e akselerimit të papritur. Por disa ekspertë thonë se problemet mund të shkaktohen nga difektetet elektronike.
Tojota thotë se nuk ka gjetur difekte në sistemet elektrike. Zyrtarët e kompanisë thonë se të gjitha informacionet janë ndarë me rregullatorët amerikanë të sigurisë.
Kreu i operacioneve globale të Toyotës thotë se rritja e shpejtë e kompanisë mund të ketë qenë një ndër shkaqet që çuan në problemet e sigurisë së automjeteve.
Ai ka kërkuar ndjesë për problemet dhe ndodhet sot në Kongres për të përcjellë personalisht mesazhin e tij para ligjvënësve.
Në një deklaratë që publikoi para se të fillonte seanca me pyetje-përgjigje, zoti Toyoda zotohet për një sërë reformash që do të ndërmarrë kompania për të rikthyer besimin e konsumatorë