"Tregtia globale ishte viktimë e krizës ekonomike", theksoi Lami gjatë vizitës në Bruksel, ku mori pjesë në tubimin në organizim të Qendrës evropiane për politikë, duke shtuar se ajo paraqet rënien e saj më të madhe që pas Luftës së Dytë Botërore.
Edhe pse nga fundi i vitit të kaluar ekonomia botërore filloi të rikuperohet, vëllimi i përgjithshëm i këmbimit global tregtar në nivel vjetor u pakësua për 12 për qind, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i Organizatës botërore të tregtisë (OBT), Paskal Lami.
"Tregtia globale ishte viktimë e krizës ekonomike", theksoi Lami gjatë vizitës në Bruksel, ku mori pjesë në tubimin në organizim të Qendrës evropiane për politikë, duke shtuar se ajo paraqet rënien e saj më të madhe që pas Luftës së Dytë Botërore.
Lami refuzoi të japë parashikime konkrete për zhvillimin e tregtisë globale në vitin 2010, duke theksuar se është i sigurtë se do të paraprijë rikuperimi i saj.
"Është vështirë të thuhet nëse ai rikuperim do të jetë i përkohshëm apo i qëndrueshëm, por një gjë është e sigurtë - ai filloi", tha Lami.