E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Pas katër viktimave që humbën jetën nga mërzia për të arrestuarit e familjes tonë, nga kjo shtëpi ka filluar të përkeqësohet edhe shëndeti i anëtarëve të tjerë të familjes. Të enjten tre anëtarë të familjes tonë, nga pikëllimi për lajmet e mara humbën vetëdijen dhe kërkuam intervenim mjekësor dhe natën e kanë kaluar nën përkujdesje mjekësore”,
“Stuhia malore” po shkatėrron krejt familjen Dauti nga Brodeci
Pasi lajmit të marrë nga Gjykata e Apelit për të dënuarit e Brodecit tre anëtarë të Familjes Dauti përfunduan në spital. Të shqetësuar nga burgosja e familjarëve të tyre, vendimi i Gjykatës së Apelit dhe fati i dy vëllezërve, familja Dauti po shkatërrohet. “Pas katër viktimave që humbën jetën nga mërzia për të arrestuarit e familjes tonë, nga kjo shtëpi ka filluar të përkeqësohet edhe shëndeti i anëtarëve të tjerë të familjes. Të enjten tre anëtarë të familjes tonë, nga pikëllimi për lajmet e mara humbën vetëdijen dhe kërkuam intervenim mjekësor dhe natën e kanë kaluar nën përkujdesje mjekësore”, sqaron Kadri Dauti, babai i Shkëndimit, njëherësh edhe vëlla i Tafilit dhe Rametullahut. Shkëndim Dauti është njëri nga pesë anëtarët e familjes Dauti (bashkë me Hanif Dervishi -Dauti, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore vazhdojnë të mbahen në burg pa marrë në konsideratë gjendjen e tyre shëndetësore, e cila paraqet rrezik për jetë. Si dëshmi për gjendjen e rëndë shëndetësore të Shkëndimit janë dërguar vërtetimet mjekësore ku shihet qartë se ai është invalid dhe i paaftë për punë. “Që të pesë anëtarët tanë janë të pafajshëm dhe për këtë sigurojmë ne - familjarët, gjithë bashkëfshatarët dhe vetë deklarata e tyre. Ditën e aksionit ‘Stuhia malore’, bijtë tanë janë arrestuar një orë pas aksionit, ndërsa gjatë gjithë kohës disa policë kanë qëndruar pranë tyre dhe kanë ndezë cigare ku dhe vetë kanë qenë dëshmitarë se ata vetëm janë strehuar dhe kanë qenë të paarmatosur”, thuhet në reagimin e familjes Dauti. Ata kërkojnë nga institucionet e drejtësisë, gjykatat, avokati i popullit dhe të gjitha subjektet politike shqiptare që ti mbështesin në betejën e tyre për drejtësi dhe të kërkojnë nga organet e vendosjes, të marrin në konsideratë argumentet dhe në veçanti gjendjen shëndetësore të Shkëndim Dautit.



Asnjë gjurmë nga Tafil dhe Rametullah Dauti

Po ashtu familja Dauti s’ka asnjë lajm se ku i kanë dërguar Tafilin dhe Rametullain. “Shkëndim Dauti - invalid dhe Nadi Dauti janë transferuar në burgun e Prilepit, ndërsa Tafil Dauti dhe Rrametullah Dauti janë nxjerrë nga burgu i Shutkës dhe s’kemi asnjë lajm se ku i kanë transferuar”, shkruan në reagimin e familjes Dauti, dërguar mediave. Ata sqarojnë se kanë provuar të marrin vesh përmes institucioneve (zëdhënësit të MPB-së dhe avokatëve) se ku janë dy familjarët e tyre, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Ndërkaq, nga Burgu i Shutkës pohojnë se të dënuarit e Brodecit i kanë larguar nga ky institucion, pasi kanë pas akt të plotfuqishëm të gjyqit.


Anila LIMANI-LAJM

Publikuar: 15.12.2008 | 12:13
Lexuar: 834 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime