E diel, 1.08.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Studentët e USHT-së shprehen se kanë mbetur të kënaqur që semestrin e parë të vitit akademik 2009/2010 e kaluan në një nga universitetet e Spanjës.
Studentėt e USHT-sė,  pėrfundojnė me sukses semestrin dimėror nė Universitetin e Murcias









Dy studentët e USHT-së, Ben Rexhepi dhe Saniella Boshkova, pas përfundimit të semestrit dimëror në Universitetin e Murcias, në Spanjë, u kthyen në vendlindje. Studentët e USHT-së shprehen se kanë mbetur të kënaqur që semestrin e parë të vitit akademik 2009/2010 e kaluan në një nga universitetet e Spanjës.

Ben Rexhepi në përshtypjet e tij thekson: ,,Unë jam student i parë nga Maqedonia që merr pjesë në këtë program evropian të shkëmbimit të studentëve. Dëshira ime ishte të shkoja në ndonjë universitet në Angli, mirëpo nga Zyra për marrëdhënie ndërkombëtare e USHT-së më informuan se mund të zgjidhja në mes të Spanjës dhe Sllovenisë, pasi që me dy universitete të këtyre shteteve USHT-ja kishte nënshkruar marrëveshje bilaterale për bashkëpunim në kuadër të programit ERASMUS. Vendosa të shkoj në Spanjë, edhe atë në qytetin Murcia, në pjesën lindore të Spanjës’’.

Ben Rexhepi më tej shton: ,,Njëra nga arsyet që vendosa të marr pjesë në këtë program ishte oferta e programit ERASMUS, ku parashihet njohja e plotë e provimeve të dhëna dhe kredive të fituara në Universitetin e lartpërmendur.
Studentët e USHT-së,  përfundojnë me sukses semestrin dimëror në Universitetin e Murcias

Kemi pasur përkrahje të plotë, si nga USHT-ja, po ashtu edhe nga profesorët dhe administrata e Universitetit të Murcias, në të cilin kemi pasur mundësi që t’i ndjekim studimet nga profesorë eminentë, të shoqërohemi dhe të shkëmbejmë mendime me studentë vendës dhe të huaj. Përfundimin e semestrit dimëror e konsideroj të suksesshëm përderisa kemi fituar njohuri të reja për shkencës dhe kulturën e përgjithshme.

Ben Rexhepi i porosit studentët e USHT-së të aplikojnë në programet që ofron Erasmus, pasi që studentët, me qëndrimet e tyre në universitetet e ndryshme ndërkombëtare do ta zgjerojnë akoma horizontin e tyre të diturisë.

Vlen të theksohet se USHT disa ditë më parë e ka promovuar edhe grupin e dytë të trembëdhjetë studentëve, të cilët do ta kalojnë semestrin veror në ndonjë nga universitetet evropiane, në kuadër të këtij programi. Përndryshe, ERASMUS në Maqedon
Studentët e USHT-së,  përfundojnë me sukses semestrin dimëror në Universitetin e Murcias

Publikuar: 25.02.2010 | 11:52
Lexuar: 223 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime