E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetarët e qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë Nikolla Gruevski dhe Sergej Stanishev sot në pres-konferencën në Shkup edhë një herë i konfirmuan marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve.
Bullgaria e pėrkrah Maqedoninė pėr nė BE dhe NATO




Edhe Gruevsi edhe Stanishev theksuan se Bullgaria është përkrahëse e madhe e Republikës së Maqedonisë lidhur me integrimet euroatlantike dhe se gjithashtu Sofja e përkrah Shkupin lidhur me liberalizimin e vizave.

Vendi ynë disa herë e ka treguar miqësinë dhe fqinjësinë e mirë. Bullgaria është vendi i parë që e njohu pavarësinë e Maqedonisë rikujtoi kryeministri bullgar Sergej Stanishev.

Në 10 vitet e fundit, siç theksuan dy kryeministrat, është bërë një përparim i madh lidhur me marrëdhëniet e të dy vendeve ndërsa si mbështetje për të gjithë këtë janë edhe 50-marrëveshjet e nënshkruara midis dy vendeve.

I pyetur për atë nëse Maqedonia ka alternativë lidhur me integrimet euroatlantike dhe evropiane Gruevski tha se Maqedonia i pëfundoi reformat e NATO-s dhe se punon intensivisht për përfundimin e standardeve të BE-së.

"Jemi fokusuar fuqishëm në përforcimin e shtetit tonë në planin ekonomik, demokratik dhe në atë politik. Derisa të mos përfundojë kontesti me Republikën e Greqisë ne do të vazhdojmë ta ndërtojmë shtetin tonë. Orientimi ynë është që të bëhemi pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian", deklaroi Gruevski.

Publikuar: 15.12.2008 | 23:10
Lexuar: 451 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime