E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Akuzohet nga një patrullë policie për tentativë vrasje. Gjykata rrëzon kërkesën e nënës-avokate
Ish-i fejuari i Ingrid Gjonit, sėrish nė qeli










Nuk do të mundet ta lerë qelinë e burgut, Enea Gega dhe as shokët e tij, ndërkohë që në kërkim është edhe një tjetër personazh i njohur i realityve televizive.


Zhvillime të reja në procesin ndaj Enea Gegës, i bërë i njohur nga faqet rozë të shtypit për shkak të lidhjes që ka pasur me këngëtaren Ingrid Gjoni (për një kohë të gjatë ka qenë i fejuari i saj).


Mbi të dhe dy miqtë e tij, Pajtim Serjani dhe Shamet Mejdani rëndon akuza e vrasjes së mbetur në tentativë. Konflikti ka ndodhur me efektivë të policisë mbrëmjen e 29 dhjetorit të vitit 2009. Për këtë ngjarje, policia ka shpallur në kërkim edhe ish-futbollistin Alban Rexha i vetëquajtur "ujku", një nga personazhet e njohura të ish-programit reality show "Kafazi i Artë", i cili dyshohet si bashkëpunëtor në këtë krim.


Dje, avokati i Enea Gegës, Alberta Gega (e cila është vetë nëna e të pandehurit), ka kërkuar që të tre të pandehurit të lirohen nga burgu, pasi nuk kanë kryer "vrasje" të mbetur në tentativë, por vetëm kanë prishur rendin dhe qetësinë.


Ndërkohë që vetëm disa ditë më parë Avokati i Popullit i kërkoi prokurorisë ndjekjen penale ndaj dy agjentëve të policisë së Komisariati nr. 2 shtetasve Alfons Gjoni dhe Klodian Bala për ushtrim "torture" ndaj të arrestuarve Serjani, Gega dhe Mejdani.


Por, megjithëkëtë, dje është hedhur poshtë kërkesa e paraqitur nga avokati i 3 të akuzuarve. Gjykata e ka rrëzuar kërkesën me pretendimin se nxjerrja jashtë burgut e tre të pandehurve rrezikonte mbledhjen e provave.


Ingridi, ndërkohë, ka qenë shumë prezent në fundjavat e kryeqytetit, madje nuk ka ngurruar të "prezantojë" të dashurin e saj më të ri. Një djalë që ka kohë që i qëndron në krah dhe shoqëria e të cilit nuk ka mundur t'i shpëtojë paparacëve.



Publikuar: 26.02.2010 | 04:42
Lexuar: 1360 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime