E diel, 1.08.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ka shumë politikë në Maqedoni, por nëse liderët mund të tejkalojnë instiktet e tyre politike dhe fokusohen në vendimet e rëndësishme që duhet të bëhen nëse ata mund të vendosin mënjanë fokusin e tyre për popullaritet personal dhe në anketat e ndryshme në mënyrë që disa prej vendimeve të rëndësishme të mund të bëhen, atëherë mendoj se i gjithë vendi mund të lëvizë përpara, përderisa ka dialog.
Intervistė me ambasadorin e SHBA-ve nė Maqedoni, Filip Riker




Intervistoi: Rean Saiti

Si e vlerësoni situatën aktuale politike ne Maqedoni?



Riker: Me të vërtetë është një periudhë mjaft interesante në Maqedoni.
Lidershipi në Maqedoni po përballon mjaft sfida dhe shume gjëra ku duhet të fokusohemitë gjithë ne në gjithë botën, që të kemi një botë më të sigurtë , më me perspektive, për të krijuar një ardhmëri më të lumtur për fëmijët tanë. Ka shumë politikë në Maqedoni, por nëse liderët mund të tejkalojnë instiktet e tyre politike dhe fokusohen në vendimet e rëndësishme që duhet të bëhen nëse ata mund të vendosin mënjanë fokusin e tyre për popullaritet personal dhe në anketat e ndryshme në mënyrë që disa prej vendimeve të rëndësishme të mund të bëhen, atëherë mendoj se i gjithë vendi mund të lëvizë përpara, përderisa ka dialog. Të pasurit të një dialogu dhe të një angazhimi ndërmjet dhe në mes të politikanëve në vend është një pjesë e rëndësishme e përcaktimit se si të lëvizim përpara se si të i arrijmë qëllimet e të gjithë vendit që të kemi një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e gjithë vendit.

Mësimi i gjuhës maqedone për nxënësit e klasës se pare te perkatesise etnike jomaqedonase ka shkaktuar reagime te ndryshme. Ju keni deklaruar se komunikimi ne gjuhe te ndryshme është gjë mire për popullatën qe jeton ne Maqedoni?

Riker: Gjuha definitivisht paraqet fuqi. Gjuha është për të komunikuar,aftësi për të shkëmbyer ide,aftësi për të shpërndarë sferën e ndikimit të dikujt. Në shekullin XXI ne jemi në epokën e komunikimit, kemi patur edhe periudha më të hershme siç është koha e bronzit, koha e hekurit, koha e dritës, kohën e elektronikës. Kjo është koha e komunikimit, dhe aftësia për të komunikuar siç thashë është një fuqi dhe ne mendojmë se përhapja e mundësisë për të komunikuar brenda shtetit, rajonit pastaj edhe më gjerë është shumë e rëndësishme, për të ardhmen e çdo të riu të këtij shteti. Ne u pajtuam me zgjidhjet dhe rekomandimet e OSBE-së që çdo nxënës në përfundim të shkollimit duhet të jetë në gjendje që të komunikojë në gjuhën maqedone dhe ne gjithashtu jemi të mendimit që do të ishte shumë mire që edhe nxënësit maqedonas të jenë në gjendje të komunikojnë në gjuhën shqipe si edhe në gjuhë tjera.T’ua japish nxënësve këtë aftësi dhe këtë mundësi, dhënia e mundësisë që ta fillojnë këtë studim në moshë të hershme me elementet më themelore të gjuhës, mendoj se është një gjë shumë positive. Si vendosni ta bëni këtë dhe implementimi kërkon një diskutim, kërkon konsultime me prindërit, me udhëheqësit lokal dhe kërkon një planifikim të procesit për të arritur qëllimin përfundimtar. Ne mendojmë se do të ishte e shkëlqyeshme që çdo nxënës të jetë i aftë të flasë maqedonishten do të ishte mire që çdo nxënës të mund të flet gjuhë të tjera në këtë vend. Kjo do tu jepte një përparësi shumë më të mirë që të mund të garonin nënjë botë gjithnjë e më konkurente.


A po ndërtohet muri i ri i ndarjes apo muri i ri i Berlinit ne Sheshin e Shkupit?

Riker: Nuk mendoj se ekziston muri i Berlinit.Unë kam jetuar dhe studiuar në Berlin në vitin 1989 kështuqë e di se si duket një qytet i ndarë gjithashtu e di se si u rrënohen muret dhe si bashkohen njerëzit. Kjo ka qenë një ngjarje e kësaj pjese të botës dhe ka qenë forca kryesore udhëheqëse për një Evropë të bashkuara dhe gjithnjë më prosperuese.
Unë mendoj se çështja për gjetjen e resurseve të zgjidhjes duhet të shtrohet dhe të diskutohet midis gjithë qytetarëve dhe mendoj se njerëzit duhet të ndjehen të lirë të lëvizin dhe të shfrytëzojnë qytetin e tyre dhe të mos vendosin ndikime të mëdha në çështje simbolike që hapin reagime emocionale. Kjo çështje ka nevojë për një diskutim serioz në këtë shtet,kjo përfshinë edhe gjetjen e burimeve të zgjidhjes dhe si qeveria juaj i shfrytëzon parat nga tatimet për të çuar shtetin dhe qëllimet e rëndësishme përpara, qëllime që përfshinë integrimin europian, ngritjen e prosperitetit, sigurinë e çdo qytetari.Ato qëllime gjithashtu përfshinë arsimimin me kualitet të mirë që të jetë në dispozicion për çdo qytetarë. Kështuqë mendoj se këtu duhet të fokusohemi dhe nuk mendoj se duhet të vendosen mure të Berlinit sepse e di se çdo të thotë Muri i Berlinit. Mendoj se njerëzit në Shkup, përmes këtij shteti duhet të lëvizin dhe të jetojnë së bashku dhe të diskutojnë se çka në të vërtetë është e rëndësishme.

Sa i dëmton proceset eurointegruese antikvizimi i Maqedonisë?

Riker:Siç thashë edhe më herët mendoj se historinë duhet tua lëmë historianëve, mendoj që historinë duhet t’ia lëjmë Kanalit Historik. Diskutimi i teorive dhe ideve të ndryshme rreth historisë moderne dhe antike është një hobi interesante. Por,çka është e rëndësishme për liderët dhe dialogun civil, për ta ndihmuar shtetin dhe rajonin ose të gjithë kontinentin të përparojë është të diskutojë sfidat që i kemi tani dhe se sit ë shkojmëpërpara me to, dhe mendoj se të merresh me çështjet e vërteta me të cilat përballemi e kjo përfshinë edhe problemin rreth emrit e cila e mban shtetin prapa është ajo që duhet të jetë fokusi për diskutim, jo vetëm midis popullatës por edhe ndërmjet liderëve dhe përsëri historinë le të bëjnë historianët kurse ne duhet të hapërojmë ashtu siç e kërkon shekulli XXI. Pikërisht këtu janë të fokusuar SHBA-të. Unë mendoj se para nesh kemi një dritare të rëndësishme të mundëisive ku Maqedonia ka plotësuar kushtet për anëtarësinë në NATO, përballohet me pikat kyçe për të filluar bisedimet formale për antarësim me UE dhe ne duhet të mbajmë këtë dritare të hapur dhe ti shfrytëzojmë këto mundësi për të përparuar në të ardhmen dhe jo në të kaluarën.



Bashkesia ndërkombëtare ka tërhequr vërejtjen se zgjidhja e çështjes se emrit eshte prioritare per ti çuar proceset eurointegruese perpara. Ndermjetese Nimic javën e ardhshme do te jete ne Maqedoni. A mendoni se ka ardhur koha qe njëherë e përgjithmonë te zgjidhet kjo çështje?


Riker: Mendoj se ka ardhur koha që të zgjedhim këtë çështje dhe ta lëmë pas nesh. Është një hap i rëndësishëm siç thash për të plotësuar qëllimet e Maqedonisë dhe për të përparuar në të ardhmen, kështuqë duhet të shfrytëzohet kjo dritare e mundësisë, shfrytëzoni vizitën e ndërmjetësit Nimic gjithashtu shfrytëzoni edhe muajt që i kemi për të bërë një përparim të vërtetë dhee të tregojmë lidership të vërtetë, me kreativitet, që pas një viti nga sot të mund të themi se kemi kryer qëllimet afatgjata që përkrahen nga shumica e qytetarëve të Maqedonisë.

Si eshte partneriteti strategjik mes SHBA dhe RM?

Riker: Deklaratën e partneritetit strategjik të cilën e nënshkruajtëm me Maqedoninë në Maj të vitit 2008 ishte një deklaratë në të cilën shprehej vizioni ynë i përbashkët për të ardhmen I qëllimit tone të përbashkët të shohim se si Maqedonia do të bënte pjesë në familjen euro-atlantike të kombeve si anëtare e NATO-s dhe UE-së, një vizion për stabilitet të zmadhuar, prosperitet, dhe siguri duke përparuar në shekullin XXI.Kjo është një kornizë të cilën ne e shfrytëzojmë për të gjitha aktivitetet, kornizë mbrenda të cilës e themeluam edhe këtë Kënd Amerikan në Tetovë për ti shkëmbyer përvojat amerikane me qytetarët e Tetovës, është një kornizë përmes së cilës ne i dërgojmë studentët dhe nxënësit të studiojnë në SHBA, në të cilën ne u ndihmojmë njerëzve që të njoftohen me standardet e NATO-s dhe këta janë bërë një forcë ushtarake shumë moderne dhe profesionale të cilët kontribuojnë në sfidat tona të përbashkëta në Afganistan dhe më herët në Irak.Kjo është korniza me të cilën ne i vështrojmë të gjitha aspektet e marrëdhanieve tona përderisa lëvizim përpara dhe në fund të fundit kjo është një partneritet që bazohet në vështrime dhe qëllime të përbashkëta të integrimeve euro-atlantike për Maqedoninë.


Si është bashkëpunimi ndërmjet Jush dhe partive politike shqiptare?

Riker: Ne si ambasadë kemi takime me të gjitha partitë dhe kemi marrëdhënie të mira me të gjitha partitë. Kjo është puna jonë të takohemi me partitë.Por më e rëndësishme është që të takohemi me qytetarët, të takohemi me liderë. Mendoj se roli i partive politike mund të ekzagjerohet, ne duhet të shohim lidershipin, duhet të shohim se çka liderët dhe partitë predikojnë dhe rolin të cilin ata e luajnë brenda institucioneve të rëndësishme të kësaj demokracie akoma të re. Kështuqë unë dhe zyrtarët brenda ambasadës takohemi rregullisht me partitë politike shqiptare por natyrisht edhe partitë e bllokut politik maqedonas dhe parti nga të gjitha grupet tjera etnike dhe me të vërtetë partitë që i kalojnë të gjitha vijat etnike dhe fokusohen në çështjet më të gjera që kanë ndikim tek të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Kështuqë ne jemi mjaft aktiv, përpiqemi të dëgjojmë por gjithashtu të i qartësojmë pikpamjet tona,pikpamjet e Uashingtonit, të SHBA-ve, që pjesëmarrja në institucioneve demokratike të këtij shteti është mënyrë më e rëndësishme për një demokraci më të suksesshme, për një të ardhme më të sigurtë dhe më me perspektivë. Ky paraqet një këndvështrim që ne e ndajmë me të gjithë.
Intervistë me ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoni, Filip Riker


Mendoni se pas konfliktit të vitit 2001 liderët e partive politike shqiptare dhe maqedonase në Maqedoni e kanë lënë anash rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit e cila solli fundin e konfliktit luftarak. Kjo vlen edhe për bashkësinë ndërkombëtare?


Riker: Marrëveshja Kornizë e Ohrit është saksisht ajo që shpjegohet në marrveshje kornizë. Është një marrëveshje për tu ndihmuar juve në shfrytëzimin e institucioneve të shoqërisë civile për të punuar në një sistem kushtetues që ti bëjë të gjithë të ndjehen të rehatshëm në shtetin e tyre.Të jetosh në një shoqëri multietnike është e komplikuar, ne jemi të vetëdishëm për këtë edhe në SHBA dhe ne shfrytëzojmë kushtetutën tonë, ligjet që i kemi,idealet e lëvizjes për të drejtat qytetare, që të na ndihmojë çdo ditë të përparojmë. Mendoj se është mirë që edhe liderët dhe partitë të shfrytëzojnë këtë marrëveshje për ta implementuar shpirtërisht por edhe praktikisht. Kjo kërkon dialog dhe komunikim ndërmjet të gjithë qytetarëve të këtij shteti, ngase vetëm duke punuar së bashku dhe duke i lënë anash emocionet dhe duke shikuar se çka është e rëndësishme për gjithë shtetin atëherë ju do të përparoni. Ne jemi munduar ta njohim këtë duke theksuar se Maqedonia është ka plotësuar kushtet për t`iu bashkangjitur NATO-s Komisioni Europian ka theksuar këtë duke rekomanduar se duhet të filloni negociatat për antarsim për t’u bërë pjesë e UE, dhe Marrëveshja e Ohrit është pjesë e rëndësishme e këtij procesi dhe ju ndihmon juve të vazhdoni një punë shumë sfiduese dhe të rëndësishme të lëvizjes përpara duke shfrytëzuar diversitetin tuaj si forcë për të ardhmen.

Pas me shume se 10 vite serish jeni ne Maqedoni. Gjate kësaj periudhe çka ka ndryshuar ne Maqedoni?

Riker: Të jem i sinqertë isha i befasuar se sa pak gjëra kanë ndryshuar dhe isha pak i dëshpëruar që nuk pashë më shumë përparim në shumë sfera që nga viti 1999 kur u largova nga Maqedonia. Por, ne vazhdojmë përpjekjet në përqëndrimin e ndihmës që Maqedonia ti bëjë ndryshimet dhe reformat e nevojshme dhe besojmë se do të bëjmë progress në shekullin XXI në të gjitha sferat si në ekonomi, në arsim, poashtu edhe në shoqërinë civile. Kemi patur fat që me përkrahjen e Kongresit dhe qytetarëve amerikan të zgjerojmë ndihmën tonë që të mund të vazhdojmë me kujdesin për Maqedoninë në lëmi të arsimit dhe duke ndërtuar ura për të ofruar trajnime dhe për ta ndihmuar këtë shtet të lëvizë në drejtim të duhur. Kështu që shpresoj se do të shohim reforma positive dhe implementim të plotë të atyre reformave. Dhe mendoj se nëse përqendrohemi në këtë rrugë që Maqedonia të ketë një të ardhme të ndritur.

Cili është asociacioni Juaj i pare kur përmendet Tetova dhe Rajoni i Pollogut ?



Riker: Gjëja e parë për mua është Mali Sharr e cila e karakterizon këtë rajon në një anë.Nga zyra ime në Shkupnë Ambasadën tonë të re, në një ditë të kthjellët mund ta shoh qartazi këtë mal dhe majat e mbuluara me borë. Me të vërtetë është një pamje e bukur dhe më asocon bukurinë dhee diversitetin e këtij shteti. Kur vij në Tetovë gjithmonë më bie në sy Xhamia e Larme e cila është aq e veçantë dhe një symbol aq i bukur i arkitekturës diçka me të cilën të gjithë qytetarët e këtij shteti mund të mburren.Është një vend i veçantë historik dhe symbol dallues i shtetit tuaj. Ky është shkaku pse ne jemi krenarë që përkrahim orvatjet për mirëmbajtjen e këtyre monumenteve kulturore siç është Hamami i Tetovës,Kisha Peribleptos në Ohër si dhe Hamami në Shkup. Fondi Ambasadorial për mbrojtjen e Kulturës është diçka me të cilën unë krenohem shumë dhe jam shumë i kënaqur që SHBA-të patën mundësinë të ndihmojnë dhe ti ruani dhe ti pëmirësoni disa nga këto monumente të rëndësishme të hapësirave tuaja të veçanta historike si dhe gjeografike. Mendoj se këto janë simbole të fuqisë së vërtetë të Maqedonisë dhe po këto paraqesin diversitetin në drejtime të traditave etnike, gjuhëve, religjioneve dhe në të vërtetë atyre historike dhe gjeografike në të cilën Rajoni i Pollogut është një pjesë e mrekullueshme dhe fascinuese.

Çka ju solli sot në Tetovë?

Riker:Unë erdha në Tetovë të marrë pjesë në mbylljen e lojërat përfundimtare të një lige multietnike në futboll që ne e kemi përkrahur dhe jam i kënaqur që e pamë këtë mundësi për të rinjtë e shumë grupeve etnike të bashkohen dhe të luajnë futboll, të njihen me njëri-tjetrin, të shkëmbejnë përvoja të përbashkëta me diçka që të gjithë zbaviten. Në këtë mënyrë ne i kemi SHBA-të si një pjesë e rëndësishme që jetojnë në shoqëri multietnike dhe jam i lumtur që ne mund ta ndajmë këtë përvojë përmes partnerëve tanë local dhe tentatitave siç është kjo Ligë Futbollistike.Gjithashtu do të kem rastin të takohem me Kryetarin e Komunës së Tetovës Sadi Bexheti, pëpiqem të takohem me te gjithë kryetarët e komunave gjatë udhëtimeve të mija nëpër Maqedoni për të biseduar për shumë sfida me të cilët ballafaqohen kryetarët e komunave dhe rolin e rëndësishëm që e kanë kryetarët e komunave për ta drejtuar një komunë dhe gjithastu do të kemë mundësi ta vizitojë fermën “Vezë Sharri” sepse jam shumë i interesuar për biznesin local. Dhe programet tona asistuese nëpërmjet USAID-it e cila ka bërë mjaft për ta përkrahur zhvillimin një sfere më konkuruese të biznesit që do tu ndihmojë të gjithë biznesmenëve të garojnë anekënd shtetit për të ndihmuar në progresin e këtij regjioni dhe në gjithë vendin.

Për fund z. Ambasador, cili do të ishte mesazhi juaj për qytetarët e Tetovës dhe Rajonit të Pollogut?


Riker: Mendoj se mesazhi i SHBA-ve për banorët e rajonit të Pollogut dhe të gjithë popullatën e Maqedonisë, të gjithë miqve, shokëve dhe partnerëve përmes rajonit dhe Europës është se ne të gjithë kemi shumë sfida për të përballuar, çështje madhore që kërkojnë vëmendjen tonë në shekullin XXI dhe se vetëm përmes partneritetit pozitiv për të mirëmbajtur shpresën që ta bëjmë vendin tonë dhe gjithë botën një vend më të mirë për tu përballuar me gjithë ata sfida. Ky është një mesazh i presidentit Obama i cili është i fokusuar në çështje madhore në tërë botën, që nga çështjet ekonomike deri tek ato të proliferimit nuklear, ngrohjes globale, çështjeve të shëndetësisë, arsimimit që do ti bënin të gjithë qytetarët e partnerëve tanë më stabil, më të sigurtë dhe më me perspektivë në të ardhmen.
Unë do tu kisha sugjeruar të gjithë miqve tanë në rajonin e Pollogut që ta mirëmbajnë interesin e tyre, të jenë konstruktiv dhe ta mirëpresin të ardhmen pa frikë, por me shpresë. Tv Art – Tetovë

Publikuar: 26.02.2010 | 05:52
Lexuar: 214 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime