E diel, 1.08.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Publicitet
Zhvillimet aktuale në skenën politike në vend ishte tema, të cilën dy bashkëbiseduesit e trajtuan dhe vlerësuan se të gjithë aktorët politikë duhet të bëjnë maksimumin që çështja e emrit dhe kontesti që Maqedonia e ka me Greqinë duhet të zgjidhet dhe të eliminohet edhe pengesa e fundit në rrugën e anëtarësimit të RM-së në NATO dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.
Takim Ahmeti - Shlumberger










Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, në Reçicë të Vogël, ka pritur ambasadorin e Francës në Shkup, Zhan-Klod Shlumberger.

Zhvillimet aktuale në skenën politike në vend ishte tema, të cilën dy bashkëbiseduesit e trajtuan dhe vlerësuan se të gjithë aktorët politikë duhet të bëjnë maksimumin që çështja e emrit dhe kontesti që Maqedonia e ka me Greqinë duhet të zgjidhet dhe të eliminohet edhe pengesa e fundit në rrugën e anëtarësimit të RM-së në NATO dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Ahmeti dhe ambasadori Shlumberger, përshendetën nismën e re të procesit negociator. Ardhja e ndërmjetësit Methju Nimic dhe delegacionet e shumta nga Evropa dhe SHBA-të që ditëve të fundit e vizituan Shkupin u vlerësua si sinjal i qartë me të cilin miqtë tanë edhe një herë e dëshmojne mbështetjen dhe inkurajimin e institucioneve të vendit në përshpejtimin e proceseve integruese dhe perspektivën evro-atlantike të Maqedonisë, thuhet në kumtesën e Bashkimit Demokratik për Integrim.

"Të dy bashkebiseduesit çmuan momentin e pikërishëm si shans i mirë dhe shprehën bindjen se gjashtëmujori, të cilin Brukseli ia dha Maqedonisë si kohë shtesë, do të shfrytezohet në mënyrën më të mirë dhe vendi ynë do e përmbyll me sukses procesin e reformave dhe anëtarësimin në NATO dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE", thuhet mëtej në kumtesën e BDI-së.

Publikuar: 26.02.2010 | 06:57
Lexuar: 88 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime