E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas drejtorit të qytetit muzeal Marin Haxhimihali, pas konstatimit të shembjeve të pjesshme të portikut, nisi largimi i gjithë inventarit të statujave që po rrezikoheshin nga rënia e ndërtesës. "Alarmi, bëri të mundur ardhjen brenda 48 orëve të dy specialistëve gjerman bashke me pajisjet përkatëse dhe me një grup punëtoresh dhe specialistësh shqiptarë u bë e mundur në një kohe rekord heqja e të gjithave objekteve", tha Haxhimihali.
Apolonia nė rrezik












Kristaq Thanasi

Në qytetin antik të Apolonisë ka nisur evakuimi i 36 objekteve dhe 9 statujave. Për heqjen e tyre kanë ardhur specialistë dhe mjete transporti nga Gjermania. Të gjitha objektet që janë larguar nga portiku dhe janë vendosur në një sektor tjetër brenda perimetrit të manastirit.

Sipas drejtorit të qytetit muzeal Marin Haxhimihali, pas konstatimit të shembjeve të pjesshme të portikut, nisi largimi i gjithë inventarit të statujave që po rrezikoheshin nga rënia e ndërtesës. "Alarmi, bëri të mundur ardhjen brenda 48 orëve të dy specialistëve gjerman bashke me pajisjet përkatëse dhe me një grup punëtoresh dhe specialistësh shqiptarë u bë e mundur në një kohe rekord heqja e të gjithave objekteve", tha Haxhimihali. Sipas tij do të bëhet e mundur ndërhyrja me një fond për reahabilitimin e këtij portiku me qëllim që sezoni turistik ta gjejë me nje portik të rikonstruktuar.

Ndërkohë në rrezik nga shembja është edhe teatri antik i këtij qyteti. Sipas Haxhimihalit po shihet mundësia për të evituar këtë trashëgimi të madhe të këtij qyteti.

Arkeologu gjerman Grigor Dyner, që ndodhet në Apoloni tha se kemi për qëllim të shpëtojmë dhe të parandalojmë dëme të mëtejshme, të riparojmë atë që ka ndodhur me qëllim që këtë teatër ta bëjme të vizitueshem për turistët.


Muzeu rrezikohet, pasi muret kanë pesuar plasaritje, nderkohe qe çarje jane vene re edhe ne afersi te themeleve. Shkak i rrëshqitjeve janë bërë shirat e shumtë të rëndë gjatë ditëve të fundit.

Publikuar: 27.02.2010 | 02:50
Lexuar: 884 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime