Vendimi i ministrit të Shëndetësisë Bujar Osmani për largimin e drejtorëve shqiptarë është revanshizëm politik dhe se pritej një gjë e tillë. Kështu është shprehur drejtori i shkarkuar i klinikës së Strugës Urim Vinca. Në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet nuk qëndron aspak deklarata se në vend të drejtorëve shqiptarë janë vendosur drejtorë të etnitetit maqedonas.
Ai hedh poshtë akuzat e ministrit se vendimi është marër për shkak të mos suksessit të treguar nga ana e drejtorëve.
"Vendimin e ministrit e quaj të pabazë, konkretisht për çështjen time. Në atë që tha ministri se jemi jot ë suksesshmë unë kam argumente se për 13 muaj që jam drejtor punoj me rezultate positive. Prej 6 milion sa e gjeta kur fillova punën, ka dy muaj ne jemi në 0;0 borxhe, nuk ka më borxhe. E kam pritur këtë por jo të akuzojë në bazë të asaj se kemi qenë jo të suksesshëm", deklaroi Urim Vinca, drejtor i shkarkuar i spitalit të Strugës.
Në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se e tërë kjo është spekulim dhe se e vërteta sipas tyre është ndryshe. Nuk qëndron aspak deklarata se në vend të drejtorëve shqiptarë janë vendosur drejtorë të etnitetit maqedonas.
"Është ky një spekulim tendencioz dhe dashakeq për gjithë opinion dhe për të gjithë qytetarët e vendit. E vërteta është se në vend të këtyre drejtorëve nuk janë vendosur kuadro maqedonas, gjë që mund të verifikohet në çdo moment në shërbimet përgjegjëse të Ministrisë.
Për shkak të nevojave të paraqitura, në vijim e sipër është konkursi publik nga Ministria e Shëndetësisë për drejtorë klinikash, ku mund të paraqiten të gjithë të interesuarit që i përmbushin kushtet, pa i përjashtuar edhe drejtorët tashmë të shkarkuar për shkak të mungesës së rezultateve natyrisht nëse i plotësojnë kriteret e parashtruara", thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndaj shkarkimeve të disa drejtorëve shqiptarë në disa institucione shëndetësore në Shkup dhe Strugë ditë më parë reagoi edhe Demokracia e Re, që vendimin e ministrit të Shëndetësisë për shkarkim e cilësuan si veprim antikombëtar. Shkëlzen Aqifi, ALSAT-M