E diel, 1.08.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Studentët e interesuar do të mund të konkurojnë për bursë për studimet master, si dhe për studime falas në Sllovaki në mënyrën e njëjtë me të cilën studentët konkurojnë në Maqedoni.
Studime falas pėr studentėt e Maqedonisė nė universitetet publike sllovake










Studentët e Maqedonisë do të munden falas të studiojnë në universitetet publike sllovake nga shtatori, si pjesë e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes Ministrisë së Maqedonisë për Arsim dhe Shkencë dhe Ambasadës së Sllovakisë në Maqedoni. Në shtator do të sigurohet edhe një bursë për studentët e Maqedonisë për magjistraturë në Sllovaki.

Ministria i Arsimit dhe Skencës në konferencën për shtyp theksoi se projekti është rezultat i bashkëpunimit të mirë në mes popujve të dy shteteve, ndërsa Maqedonia është njëra prej shtatë shteteve që e kanë këtë privilegj.

Studentët e interesuar do të mund të konkurojnë për bursë për studimet master, si dhe për studime falas në Sllovaki në mënyrën e njëjtë me të cilën studentët konkurojnë në Maqedoni. Studimet master për të cilat do të ndahet bursë do të përfshijnë një vit periudhë përgatitore për mësimin e gjuhës sllovake. Ato do të zhvillohen në shkencat pedagogjike, sociale dhe në bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, ekonomi dhe shëndetësi.

Mundësia që studentët e Maqedonisë të studiojnë me kushte të njëjta si kolegët sllovakë është në njëfarë mënyre investim nga njëri vend në vendin tjetër, ndërsa dëshiroj edhe në mënyrë efektive ta shfrytëzoj liberalizimin e vizave, tha në konferencën për shtyp u.d. ambasadori i Republikës së Sllovakisë në Republikën e Maqedonisë, Robert Kirang.

Qeveritë e Maqedonisë dhe të Sllovakisë, njoftoi Todorov, punojnë me përpjekje në harmonizimin e tekstit për marrëveshje, i cili duhet të kontraktohet në mes dy ministrive të arsimit dhe shkencës dhe për përforcimin e bashkëpunimit

Publikuar: 27.02.2010 | 23:31
Lexuar: 211 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime