E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një ndërtesë banimi me rreth 200 njerëz në të u rrëzua në Konsepsion, qyteti më afër epiqendrës së lëkundjes, ndërsa sipas ekipeve të shpëtimit nuk dihet sa prej tyre kanë arritur të shpëtojnë. Në qytetin me 670.000 banorë energjia elektrike dhe uji janë të ndëprera, ndërsa shumë njerëz nuk kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të frikës nga lëkundje tjera eventuale.
Nga  tėrmeti nė Kili,  300 viktima











Numri i të vdekurve në tërmetin e djeshëm katastrofik në Kili arriti 300 persona, kumtoi shërbimi kombëtar për gjendje të jashtëzakonshme.

Në rajonet e goditura nga tërmeti me intensitet prej 8,8 ballë sipas shkallës Rihter, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Janë shembur shtëpi, rrugë, ka ndërprerje të lidhjeve telefonike dhe të energjisë elektrike.

Një ndërtesë banimi me rreth 200 njerëz në të u rrëzua në Konsepsion, qyteti më afër epiqendrës së lëkundjes, ndërsa sipas ekipeve të shpëtimit nuk dihet sa prej tyre kanë arritur të shpëtojnë. Në qytetin me 670.000 banorë energjia elektrike dhe uji janë të ndëprera, ndërsa shumë njerëz nuk kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të frikës nga lëkundje tjera eventuale.

Tërmeti e ka ndërprerë punën edhe të dy rafinerive të naftës.

Presidentja e Kilit, Mishel Baçalet deklaroi se 1,5 milionë njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Kryeqyteti i vendit, Santiago që ndodhet rreth 320 kilometra nga epiqenda, gjithashtu është shkatërruar. Aeroporti ndërkombëtar do të jetë i mbyllur së paku 24 orë.

Baçalet theksoi se Qeveria nuk kërkoi ndihmë nga vende të tjera. Presidenti amerikan Barak Obama shprehu gatishmëri që SHBA-ja të ndihmojë nëse është e nevojshme, ndërsa BE-ja të dërgojë ndihmë humanitare në vlerë prej tre milionë eurosh.

Vendet me dalje në Oqeanin Paqesor filluan me evakuimin e popullatës nga zonat bregdetare, pasi që autoritetet amerikane shpallën alarm për rrezik nga cunami.

Një dallgë cunami me lartësi prej 2,34 metra dje goditi një pjesë të bregdetit kilian, kumtoi qendra paaqesore për paralajmërim nga cunami. Dallga e ka goditur qytetin Talkauano dhe dhjetë fshatra tjerë në orën 6 e 53 minuta sipas Griniçit, 20 minuta pas tërmetit të fuqishëm. Të dhëna të tjera nuk janë komunikuar.

Tërmeti i parë është regjistruar dje në orën 03.34 minuta sipas kohës lokale me intensitet prej 8,8 ballës sipas shkallës Rihter, ndërsa 18 minuta më vonë pasoi edhe një, me intensitet prej 6,2 ballë.

Publikuar: 28.02.2010 | 19:38
Lexuar: 417 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime