E diel, 1.08.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Publicitet
"Bashkimi Demokratik Shqiptar dënon këtë funksionimin antishqiptar të institucioneve të shtetit maqedonas dhe apelon në domosdoshmërinë e mobilizimit të gjithëmbarshëm kombëtar për ndërprerjen e dhunës dhe diskriminimit që ky shtet aplikon ndaj shqiptarëve", thuhet në kumtesën e kësaj partie.
BDSH dėnon vendimin e Gjykatės Supreme pėr rastin e Brodecit











Bashkimi Demokratik Shqiptar ka reaguar kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Maqedonisë, i cili ka vërtetuar si të plotfuqishëm dënimin prej 190 vjet burg ndaj të dënuarve për “Rastin e Brodecit”. Sipas BDSH-së, me këtë veprim Gjykata i ka bërë të plotfuqishme metodat mesjetare të hetuesisë maqedonase dhe dëshmon natyrën antishqiptare të institucioneve të shtetit.

"Bashkimi Demokratik Shqiptar dënon këtë funksionimin antishqiptar të institucioneve të shtetit maqedonas dhe apelon në domosdoshmërinë e mobilizimit të gjithëmbarshëm kombëtar për ndërprerjen e dhunës dhe diskriminimit që ky shtet aplikon ndaj shqiptarëve", thuhet në kumtesën e kësaj partie.

BDSH vlerëson se veprimet e këtilla të diskriminimit racial ndaj shqiptarëve, parasëgjithash janë fatale për vetë shtetin e Maqedonisë dhe padyshim që çojnë drejt destabilizimit rajonal.
"Ato janë kundër aspiratave euro-atlantike të Maqedonisë dhe standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut", shtohet në kumtesë.

Publikuar: 28.02.2010 | 07:12
Lexuar: 101 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime