DR druan se me ndalesën e stimulimit të natalitetit në kohën kur edhe nënat shqiptare filluan t'i ndjenjë benificionet e projektit po ushtrohet një politikë diskriminuese ndaj tyre.
Demokracia e Re kërkon nga Qeveria që ta vazhdoj projektin për për stimulimin e natalitetit. Për këtë parti janë banale arsyetimet qeveritare se projekti do të ndërpritet për shkak se nuk kanë fonde për t'u ndarë nënave të cilat do të lindin fëmijën e tretë ndërsa nga ana tjetër financon projekte si Shkupi 2014 në vlerë prej 200 milion euro.
DR druan se me ndalesën e stimulimit të natalitetit në kohën kur edhe nënat shqiptare filluan t'i ndjenjë benificionet e projektit po ushtrohet një politikë diskriminuese ndaj tyre.
Si është e mundur që Qeveria të financojë një projekt si Shkupi 2014, për të cilin ndanë më shumë se 200 milion euro, dhe në të njëjtën kohë të ankohet se nuk ka mjete të nevojshme për të vazhduar stimulimin e natalitetit? Nga ana tjetër, rikujtojmë opinionin publik se për këtë projekt Qeveria kishte shpenzuar me qindra mijëra euro në promovimin e tij përmes reklamave të shumta.
Duke u bazuar në këtë fakt, dyshojmë se arsyet për vendimin e tillë të Qeverisë nuk janë të natyrës ekonomike dhe se pas kësaj ideje fshihet mostrajtimi i barabartë i qytetarëve shqiptarë si një vazhdimësi e vendimeve diskriminuese të kësaj Qeverie, pohon Afërdita Lushaj, anëtare e Këshillit drejtues të DRsë.