Transparencë Maqedoni nga Prokuroria publike kërkoi të ngre aktpadi për ndjekje penale kundrejt përgjegjësve të Ministrisë së arsimit dhe dikastereve të tjera, të cilët kanë lejuar harxhime të paligjshëm të mjeteve buxhetore, përmes pagimit të honorarëve të të punësuarve.
Për Transparencë Maqedoni pas rastit Syri i gjarprit ku 72 persona u akuzuan për krim të organizuar, vetëm 13 prej tyre janë gjykuar me dënim efikase me burgim., mbeten të hapura disa çështje.
Se a është kontestuese mbikëqyrja e krijuar nga Reparti për krim të organizuar dhe korrupsion, pasi që Gjyqi me aktgjykimet konfirmoi se nuk përmban elemente për krim të organizuar.
Vallë për abuzimin e detyrës dhe kompetencave, si vepër e rëndë penale, dënimi i duhur është gjykim me kusht dhe kur provat shkojnë në drejtim të asaj që dënimi të jetë minimal ose me kusht, atëherë përse masa për paraburgim prej 6 muajve, që normalisht është përjashtuar?", deklaroi përfaqësuesja e Transparencë Maqedonia, Ana Janevska.