E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Studentët nga Maqedonia janë të kënaqur me aksionin për mbledhjen e firmave të cilat do t'i dorëzohen Komisionit Evropian dhe që realizohet në kuadër të projektit të tyre" Viza-nuk ka shanse".
Studentėt: Viza-nuk ka shanse


Ambasadori i BE-së, Fuere edhe njëherë theksoi se Maqedonia është lider në Ballkan për sa i përket përmbushjes së reformave të nevojshme për liberalizim të vizave.

"Qëndrueshmëria është pjesë vitale e kësaj lufte prandaj e nxisim qeverinë që të vazhdojë me qëndrueshmërinë e saj në rrugën e saj drejt realizmit të reformave. Akoma ekzistojnë aktivitetet të caktuara të cilat janë theksuar në raportin e komisionit evropian të shpallur në nëntor. Sa më shpejt do ti realizoni këto reforma aq më shpejt komisioni do të mund të rekomandoj një liberalizim të tillë. Në çdo rast vizita e juaj do të jetë e dobishme në çdo aspekt", deklaroi ambassador I BE në Shkup, Ervan Fuere.

Zëvendëskryetari i Unionit të studenteve ne FON, Driton Kuçi thotë se janë mbledhur afër 16 mijë nënshkrime duke tejkaluar pritjet më optimiste të Unionit. "Ne kemi paraparë diku afër 10 mijë nënshkrime mirëpo numri 16 mijë vetëm i tejkalon të arriturat tona", shton Kuçi.

Ky projekt është iniciativë e studentëve të universiteteve Shën Qirili dhe Metodi dhe FON dhe është përkrahur edhe nga USHT e UEJL. Në kuadër të këtij projekti është parashikuar që për festat e fund viti të dorëzohen kartolina me mesazhe provokuese tek zyrat e përfaqësuesve të lartë të komisionit evropian dhe euro deputetet. Ndërsa nga fundi i janarit të vitit të ardhshëm 50 studentë do të vizitojnë Brukselin.
Gjyltene Rexhallari

Publikuar: 16.12.2008 | 00:36
Lexuar: 907 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime