E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Kërkojmë nga MASHT-i dhe Qeveria e Republikës së Kosovës të ndërmarrin hapa konkretë për përmasimin e pozitës materiale me ngritjen e pagave në mënyrë substanciale, duke përmbushur në këtë mënyrë premtimet e dhëna”, thuhej në komunikatën e SBASHK-ut, dy ditë më parë.
Arsimi  kėrkon nga qeveria pėrmbushjen e premtimeve













Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës, përmes një komunikate ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës që të ndërmarrin hapa konkretë për përmirësimin e pozitës materiale të punëtorëve të arsimit parauniversitar.

“Kërkojmë nga MASHT-i dhe Qeveria e Republikës së Kosovës të ndërmarrin hapa konkretë për përmasimin e pozitës materiale me ngritjen e pagave në mënyrë substanciale, duke përmbushur në këtë mënyrë premtimet e dhëna”, thuhej në komunikatën e SBASHK-ut, dy ditë më parë.

SBASHK-u, gjithashtu, pohon se ngritja e pagave për arsimin parauniversitar në shtatorin e vitit 2007 në mesatare ishte 20,15 për qind, e jo siç thuhet nga qeveritarët se ajo është 47 për qind.
Në mbledhjen e mbajtur të dielën, me kryetarët e SBASHK-ut, te të gjitha komunave të Kosovës, të gjithë pjesëmarrësit kanë shprehur shqetësimet dhe pakënaqësitë e arsimtarëve, bashkëpunëtorëve profesional dhe administratës të nivelit të arsimit parauniversitar për pozitën materiale në të cilën gjenden aktualisht.
Arsimi  kërkon nga qeveria përmbushjen e premtimeve


Ata gjithashtu kanë vlerësuar se ngritja e pagave në sektorët e tjerë të ketë ndikuar në diferencim të nivelit të pagave në sektorë të ndryshëm.
“Ne i gëzohemi rritjes së pagave në sektorët e tjerë dhe përgëzojmë Qeverinë për këtë, mirëpo kjo ngritje pagash ka bërë që pagat në arsimin parauniversitar të jenë më të ulëtat, krahasuar me sektorët e tjerë që gëzuan ngritje”, thuhet në komunikatë.

Në ketë mbledhje thuhet të jetë diskutuar edhe për kushtet e punës nëpër shkolla, në kërkim të rritjes së cilësisë në arsim. Mirëpo, SBASHK-u, ka kërkuar që përmes negocimit me MASHT-in dhe Qeverinë e Kosovës, të arrihet realizimi i kërkesave të tyre.

Publikuar: 01.03.2010 | 04:20
Lexuar: 694 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime