E mėrkurė, 8.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga pyetësori, ku u përfshinë rreth 100 prindër, rezulton se rreth 24.5% e fëmijëve kundërshtojnë shpesh prindërit, pasi e konsiderojnë vetën "të rritur" dhe nuk kanë nevojë për aq shumë këshilla e moral. Anketimi detajon se janë djemtë (78.6%) ata që i kundërshtojnë më shumë prindërit e tyre.
Konflikti prindėr-adoleshentė









Erla Gjikolli


- Kumunikimi mes prindërve dhe fëmijëve është i kufizuar, sipas një anketimi të kryer kohët e fundit në rrethet Tiranë dhe Korçë.
Anketimi i publikuar nga Doktori i Shkencave Psikologjike, Skënder Demaliaj, evidenton se mes marrëdhënieve prind- fëmijë të moshës 14-18 vjeç, ka mosmarrëveshje e konflikte të shumëllojshme.
Përzgjedhja e programeve televizive, ekskursionet dhe imponimi i prindërve në zgjedhjet e fëmijëve janë disa nga motivet kryesore të konflikteve prindër-adoleshentë.

Nga pyetësori, ku u përfshinë rreth 100 prindër, rezulton se rreth 24.5% e fëmijëve kundërshtojnë shpesh prindërit, pasi e konsiderojnë vetën "të rritur" dhe nuk kanë nevojë për aq shumë këshilla e moral. Anketimi detajon se janë djemtë (78.6%) ata që i kundërshtojnë më shumë prindërit e tyre.
Ndërsa vajzat tregojnë se kritikohen jo vetëm prej prindërve, por edhe prej vëllezërve, madje edhe kur këta të fundit janë më të vegjël në moshë. Nga ana tjetër rreth 68.3 për qind e prindërve kundërshtohen prej fëmijëve të tyre në ndonjë rast.

"Po të kemi parasysh edhe ata që kundërshtojnë shpesh, rezulton se në 10 nxënës, 9 prej tyre kundërshtojnë", thuhet në rezultatet e anketimit. Shkaqet kryesore janë padurimi, komunikimet e rralla, mungesa e tolerancës, patriarkalizmi, sedra e sëmurë.
Kjo do të thotë se midis dy palëve ka interesa dhe koncepte të ndryshme, deri logjika të kundërta. Ky konflikt, sipas psikologëve, lind sepse prindi tenton të ushtrojë presion mbi fëmijën adoleshent, për t'i imponuar atij ato gjëra që ai mendon se i kanë munguar për të arritur atë çfarë ka dashur në jetë. Kjo bie në kundërshtim me prirjen e adoleshentit për t'u afirmuar.

Sipas rezultateve të anketimit motivet kryesore të konflikteve prindër-adoleshentë, kanë të bëjnë me preferencën e programeve televizive (14%), moslejimin nga ana e prindërve që fëmijët të shkojnë në ekskursione apo disko dhe përpjekjet e prindërve për t'iu imponuar fëmijëve në jetën e tyre private.

Rreth 60 për qind e të intervistuarve adoleshentë shprehen se nuk ua hapin zemrën prindërve, por shokëve dhe miqve të tyre, me moshë të njëjtë ose të përafërt. "Pra, komunikimet prindër-fëmijë janë të kufizuara. Dhe, sa më pak komunikime, aq më shumë probleme, incidente", thuhet në rezultatet e anketimit./a.gj/


Publikuar: 01.03.2010 | 06:04
Lexuar: 1484 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
xhuliana (30/11/2011 21:15:29) shume e drejte per konfliktet prind-femije

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime