E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Projekti realizohet gjashtë vite, ndërsa target janë maturantët në të gjitha shkollat e mesme në Maqedoni të cilët nuk kanë përvojë në realizimin e së drejtës zgjedhore.








Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Asociacioni qytetar MOST nënshkruan Memorandum për vazhdimin e bashkëpunimit në projektin "Votoj për herë të parë" në vitet shkollore 2009/2010 dhe 2010/2011.

Projekti realizohet gjashtë vite, ndërsa target janë maturantët në të gjitha shkollat e mesme në Maqedoni të cilët nuk kanë përvojë në realizimin e së drejtës zgjedhore.

Gjatë pesë viteve të kaluara MOST-i ka mbajtur 652 punëtori, në të cilat kanë marrë pjesë mbi 17.500 nxënës të shkollave të mesme. Ata i kanë edukuar ekipe të trajnuara të juristëve dhe gazetarëve. Qëllimi i MOST-it është edukimi që votim në zgjedhje të ëhet pjesë e programit të rregullt mësimor.

Faza e re e projektit është financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në SHkup me rreth 50.000 euro dhe nga AMbasada e Holandës me 17.000 euro.

"Ministria e Arsimit dhe SHkencës obligohet të japë përlqimin për zbatimin e këtij projekti në vitin shkollor 2009/2010 dhe 2010/2011 nëpër shkollat e mesme në Republikëne Maqedonisë, e gjithashtu, edhe ta shqyrtojë mundësinë për përputhje të mëtejshme të përmbajtjeve në programet mësimore-arsimore në shkollat e mesme. besoj se realizimi i këtij projekti do të kontribuojë që qytetarët e rinj të jenë të vetëdijshëm për të drejtat dhe obligimet e tyre si pjesëmarrës aktivë në procesin e ndërtimit të shoqërisë demokratike", tha ministri i Arsimit dhe SHkencës, Nikolla Todorov.

Drejtori ekzekutiv i MOST-it, Darko Aleksov tha se një pjesë e projektit janë punëtoritë interaktive dhe internet-faqja www.prvpatglasam.org.mk, udhërrëfyesi "Votoj për herë të parë" dhe leksikoni i termineve zgjedhore, si dhe fletushka informative për votim familjar dhe grupor dhe listë zgjedhore në internet.

"Projekti është kontribut i MOST-it për përmirësimin e procesit zgjedhor përmes edukimit të votuesve, ndërsa mund të kuptohet edhe si pjesë e rekomandimeve të komunitetit ndërkombëtar në drejtim të zgjedhjeve më të mira", tha Aleksov.

Publikuar: 01.03.2010 | 19:18
Lexuar: 616 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime