E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me marrëveshjen për koncesion, TAV është obliguar në investim prej 200 milionë eurosh për rikonstruktimin dhe modernizimin e aeroportit "Aleksandri i Madh" në Shkup dhe "Shën Apostuli Pali" në Ohër. Është paraparë edhe ndërtimi i kargo aeropotit në Shtip, por sipas paralajmërimeve të fundit të udhëheqësisë së TAV-it ai do të fillojë pas 10 viteve pasi që do të përgatitet studimi metereologjik.
Aeroportet e Maqedonisė edhe zyrtarisht nėn administrimin e TAV Airports Holding turk












Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe drejtori i përgjithshëm operativ i TAV Airports Holding Murat Ornekol sot në aeroportin "Aleksandri i Madh " në Shkup nënshkruan Certifikatë për realizimin e Marrëveshjes për konçesion midis kopmanisë turke dhe Qeverisë ruse me çka operimi i aeroportit në 20 vitet e ardhshme kalon në duart e TAV-it.

Me marrëveshjen për koncesion, TAV është obliguar në investim prej 200 milionë eurosh për rikonstruktimin dhe modernizimin e aeroportit "Aleksandri i Madh" në Shkup dhe "Shën Apostuli Pali" në Ohër. Është paraparë edhe ndërtimi i kargo aeropotit në Shtip, por sipas paralajmërimeve të fundit të udhëheqësisë së TAV-it ai do të fillojë pas 10 viteve pasi që do të përgatitet studimi metereologjik.

"Pranim-dorëzimi i operimit me aeroportet në Shkup dhe në Ohër të koncesionerit TAV nga Turqia është moment historik për Maqedoninë sepse shënon fillimin e investimit në modernizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së flotës ajrore", theksoi në solemnitet ministri Janakieski.

Ai theksi se me investimin e TAV-it turk, Maqedonia do të marrë aeroporte me pamje moderne që do të funksionojnë sipas të gjitha standardeve botërore.

Drejtori i përgithshëm oeprator i TAV Airports Holding Murat Ornekol theskoi se TAV-i bashkëpunon me mbi 350 avikopmani dhe do të përpiqet që t'i tërheqë të operojnë në aeroportet e Maqedonisë veçanërisht në atë të Shkupit. Theksoi edhe atë që me rëndësi është që disa nga këto kopmani të bëhet aerotranportues kombëtar që do të kontribuojë për numër më të madh të fluturimeve nga Maqedonia.

Investuesi turk siç theksoi ai tashmë vendosi që të përdorë shërbimet e kompanive ndërtimore të vendit si dhe kuadrin vendor në detyrimet e Marrveshjes për rikonstruksion, ndërtim dhe operim me aeroportin.

Ornekol dhe Janakieski i përmendën detyrimet na Marrëveshja e koncesionit për TAV-in turk. Ajo garanton për vendet e punës të punësuarit në aeroportin e Shkupit dhe në atë të Ohrit, me të drejtat e tyre ekzistuese. Koncesioneri në aeroportin e Shkupit është obliguar në ndërtimin e ndërtesës së re terminale prej 40.000 metra katrorë, të vazhdohet pista e fluturimit-aterimit për 500 metra, të ndërtohet parkim për automobila, rrugë hyrëse me unazë të re, instalimin e sistemeve për navigacion, të ndërtohet infrastruktura e nevojshme komunale, përfundimi i ndërtimeve ose ndërtesa të reja administrative, parkim të ri për flotën ajrore si dhe furnizimi i pajsijevs së re të nevojshme për aeroportin që të funksionojë në pajtim me standardet ndërkombëtare.

Në aeroportin "Shën Apostul Pali" në Ohër, përsëri duhet që të kryejë rikonstruksionin e parkimit ekzistues, rinovimin e objekteve në kargo qendër, ndërtimin e VIP objektit, stacion pastrues, rikonstruksionin e ndërtesës ekzistuese administrative, furnizimin e automjeteve të reja patrulluese dhe zjarrfikseve si dhe furnizimin e pajisjes së re të nevojshme për aeroportin në pajtim me standardet ndërkombtare.

TAV-i turk operon në aeroporte në shtatë vende dhe ofron shërbimet e tij 42 milionë pasagjerëve në vit. Në projektet për Maqedoninë parashikon një hyrje prej pesë milinoë pasagjerëve në aeroportin e Shkupit dhe 0,2 milionë në atë të Ohrit. Pas ndërmarrjes së aeroporteve në duart e investuesit turk do të jetë shërbimi i përgjithshëm i udhëtarëve dhe siguria e tyre, për çka në holding funskionojnë kompani të veçanta.

TAV-i dhe Qeveria lidhën Marrëveshje për koncesion në shtator të vitit 2008, por investimi u anulua për shkak të pamundësisë së kompanisë turke që të sigurojë para si rezultat i krizës ekonomike botërore./mia/

Publikuar: 01.03.2010 | 20:07
Lexuar: 617 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime