Në sezonin vjeshtor ekipi ka zhvilluar gjithësejt 14 ndeshje dhe ka shënuar 11 fitore dhe 3 barazime me golaverazh 50- 16 dhe me 36 pikë të grumbulluara.
Aktualitet me nga shkolla e futbollit Renova
Fatosat e klubit të futbollit Renova janë kampion i sezonit vjeshtor në kampionatin 2009/10. në ligën regjionale Tetovë-Gostivar. Ky ekip i talenteve të rijë drejtohet nga Dashmir Beari I cili vite me radhë ushtron fëmijë të këtyre moshave.
Në sezonin vjeshtor ekipi ka zhvilluar gjithësejt 14 ndeshje dhe ka shënuar 11 fitore dhe 3 barazime me golaverazh 50- 16 dhe me 36 pikë të grumbulluara.
Golashënues më mirë i skuadrës në sezonin vjeshtor është Remzifaik Selmani me 22 gola , pasojnë Albion Ibraimi me 10 gola, Valmir Aliu 9 gola, Erduan Bajrami me 6 gola ndërsa Baki Jonuzi, Arsim Ziberi dhe Beqir Qamili ka të shënuar nga 1 gol. Këta futbollistë janë edhe më të dalluarit në ekip.. Dashmir Beari pos ekipit të juniorëve drejton edhe juniorët e KF Renova , të cilët në kampionatin republikan në sezonin vjeshtor kanë përfunduar në pozitën e tretë .
Me përgatitje për sezonin pranveror që do të starton me datën 7 dhe 8 mars, kanë filluar nga data 15 janar dhe kanë zhvilluar seanca të rregullta stërvitore sipas plan programit që kanë hartuar në koordinim me shkollën e futbollit që do të thotë 5 stërvitje në javë .Pretendimet tona janë që të kualifikohemi në paly off e më pas të luftojmë për titullin e kampionit. Pra fatosa dhe junior pretendojnë titullin e kampionit theksoi për gazetën Fakti, trajneri Dashmir Beari.
Pra Renova krahas ekipit të parë ku udhëheqë bindshëm në renditjen tabelore rëndësi të madhe iu kushton edhe grup-moshave të reja pasi ardhmëria e klubit është pikërisht këtu. /SH.S./