E diel, 5.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ne i mbetemi asaj gjegjësisht ndryshimeve të fundit të ligjit të cilët thonin se deri në muajin prill të gjitha nënat të cilat lindin fëmijën e dytë, të tretë dhe të katërt do të fitojnë subvencione, ndërsa nga muaji prill i vitit 2010 e tutje do të fitojnë vetëm nënat të cilat lindin fëmijën e tretë.
Nga prilli ndihma vetėm pėr femijėn e tretė









Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami ka hedhur poshtë pretendimet e Demokracisë së Re se Qeveria po ndalon tërësisht projektin për stimulimin e natalitetit. Sipas Bajramit nënat që lindin fëmijën e tretë do të vazhdojnë të përfitojnë fonde.

“Subvencionet për fëmijën e dytë, tretë dhe të katërt i jep Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në atë drejtim nuk ka kurrfarë ndryshimi. Ne i mbetemi asaj gjegjësisht ndryshimeve të fundit të ligjit të cilët thonin se deri në muajin prill të gjitha nënat të cilat lindin fëmijën e dytë, të tretë dhe të katërt do të fitojnë subvencione, ndërsa nga muaji prill i vitit 2010 e tutje do të fitojnë vetëm nënat të cilat lindin fëmijën e tretë.

Të gjitha ato nëna të cilat plotësojnë kriterin të jenë shtetase të Maqedonisë të kenë kontrolle mjekësore të vazhdueshme, e kështu me radhë ata vazhdojnë të shfrytëzojnë subvencione nga ana e shtetit gjegjësisht nga ana e Ministrisë për Punë dhe Politikës Sociale", tha ministri Bajrami. /alsat-m/

Publikuar: 02.03.2010 | 04:33
Lexuar: 289 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime